Në Muzeun Kombëtar të Kosovës u hap ekspozita e artistit bashkëkohor Shkodran, Fatmir Juka me titull: “Xhubleta – Entropia”. Artisti përmes një tërësie punimesh zbërthen në formë artistike dhe filozofike por edhe kozmologjike njërën nga veshjet më të vjetra tradicionale – Xhubletën. Juka si një specialist i kulturës në bashkinë e qytetit të Shkodrës, si dhe si specialist dhe më pas drejtues i muzeut historik dhe nga viti 2018 edhe drejtor i Galerisë së Arteve në Shkodër ka qenë gjithmonë i pasionuar ndaj traditës së veshjeve tradicionale e veçanërisht ndaj Xhubletës.
Analiza nga Trashëgimia Kulturore
Mbrojtja ligjore e Trashëgimisë Kulturore
Digjitalizimi në përmbledhje shënimesh i Trashëgimisë Kulturore të Kosovës
Në ruajtjen, mbrojtjen dhe prezantimin e Trashëgimisë Kulturore të Kosovës, janë të angazhuara një numër organizatash dhe institucionesh, të cilat japin kontributin e tyre rreth politikave dhe projekteve që kanë të bëjnë me trashëgiminë kulturore në Kosovë. Përveç për autoritetet përkatëse në Kosovë, trashëgimia kulturore është një temë relevante edhe për një sërë agjencisë zhvillimore ndërkombëtare, për një numër donatorësh, përfaqësish diplomatike, strukturash fetare dhe organizatash joqeveritare.
Trashëgimia Gojore nga "Oral History Kosovo"
Iniciativa e Historisë Gojore është kolektiv i hulumtuesve të gjeneratave, kombësive dhe kompetencave të ndryshme, misioni i të cilëve është të regjistrojnë rrëfime jetësore që gërshetohen me ngjarjet më të gjëra të Kosovës dhe botës. (Oral History Kosovo – Kliko per tu kyçur në Faqen Zyrtare)
Më poshtë janë tri intervista të përzgjedhura nga MonokroM prej Oral History Kosovo rreth artistëve vendor.
Trashëgimia Kulturore në "Heritage Space" nga CHWB
Ruajtja e trashëgimisë kulturore nëpërmjet nëpërmjet hulumtimit, dokumentimit dhe interpretimit të artistëve dhe profesionistëve të cilët veprojnë në fushën e kulturës, industrisë kreative dhe shkencave humanistike digjitale. (Nga HeritageSpace ChWB. Kliko per faqen zyrtare)
Më poshtë janë disa vepra të përzgjedhura nga MonokroM te realizuara nga CHWB me artistët vendor.
Objektet e Trashëgimisë Kulturore
Muzeu etnologjik është pjesë përbërëse e Muzeut të Kosovës. Është hapur me 27 korrik 2006, respektivisht për publikun në muajin shtator të vitit 2006. Ju ftojmë që ta vizitoni këtë kompleks etnologjik, margaritar të trashëgimisë kulturore të Kosovës. Përbëhet nga katër ndërtesa të shekujve tetëmbëdhjetë dhe nëntëmbëdhjetë, dhe ekspozitën etnologjike jashtëzakonisht interesante, e cila tregon jetën në Kosovë në aspektin etnologjik gjatë shek.XV-XX.
Muzeu i Kosovës është themeluar në vitin 1949, ndërkaq ndërtesa me arkitekturë Austro-hungareze daton që nga viti 1885/6. Ajo ka për qëllim ruajtjen, mbrojtjen dhe prezantimin e Trashëgimisë Kulturore të Kosovës. Muzeu i Kosovës përfshin një koleksion, me më shumë se 50 mijë eksponate të profileve të ndryshme, prej pavijonit të arkeologjisë, teknologjisë, historisë, natyrës, etno-kulturës, folklorit dhe trashëgimisë.