Maksut Vezgishi

MonokroM

Maksut Vezgishi

Monokrom

Maksi është formuar si arkitekt, piktura ka qenë dashuria e parë në rrugëtimin e tij drejt artit bashkëkohor. Ka një histori të gjatë në teatër dhe gjithashtu në periodikët e ndryshëm kulturor, tek këto të fundit duke kontribuar në disa forma e formate.

I lindur në Prizren, Kosovë në vitin 1960, Maksi kreu studimet e Arkitekturës në Universitetin e Prishtinës dhe më pas për disa vite punoi si asistent në Fakultetin e Arkitekturës. Njëkohësisht punoi si redaktor artistik në “ZËRI”/ javore-politike-shqiptare ( 1993/8), revistat mikse” MM”, “ Thema”, “ Sheshi”, “ Teatri”, si dhe në shtëpinë botuese “Dukagjini” në Pejë (1993/8) dhe galerinë “ Dodona” në Prishtinë.

Në “ Teatri i qyteti” – Prizren si autor i përgjithshëm realizoi dramën vizuale/ skena alternative “Proporcione Hynore” ( 1990). Në lëmin e skenografisë bashkëpunoi me teatrot në Prizren, Prishtinë, Sisak, Lubjanë, Shkup, Bruksel, Elbsan. Në arkitekturë dhe arte vizuale interesimet e Vezgishit janë: eksperimenti dhe modernia, njëkohësisht kthen vëmendjen në “kërkimi” në artin aktual shqiptar. Autor në disa disiplina të artit bashkëkohor, Maksi që nga viti 1998/99 jeton dhe punon në Bruksel. Përgjatë karrierës së tij si artisti, Maksi, ekspozoi veprat e tij në Kosovë, Shqipëri, Kroaci, Bosnje dhe Hercegovinë, Serbi, Belgjikë, Itali, Britani të Madhe, Spanjë, Izrael. Mori pjesë në konkurse të ndryshme ndërkombëtare dhe është fitues i disa çmimeve në fushën e arkitekturës, teatrit e artit bashkëkohorë. Në vitin 2020 Maksi u përzgjodh për të prezantuar Kosovën në Bienalen e Arkitekturës në Venecia.

Edituar nga: Milot Gusia

Zërat Paralel – 2021

 

Deklarata e artistit

Ndërhyrja artistike inicion ndërveprimet artistike të lidhura me çështjet shoqërore dhe politike, dhe ringjallë praktikat ‘anti-sistem’ si rezistencë ndaj ‘hegjemonisë planetare’ dhe të ideologjisë si ‘kapitalizmi neoliberal’. ‘Zërat Paralel’ për nga forma përcaktohet si ‘autonome’, pa asnjë funksion tjetër përveç të vetës! Ndryshe është menduar si ‘Koncept Jo-Kuratorial’ si praktikë e funksionimit të ‘formave’ bashkëkohore në art. Pyetja qendrore që shtrohet është: Si të vlerësohet kapaciteti i ‘Formave Artistike’ për të funksionuar ‘në jehonë’ të protestës shoqërore dhe politikës!?

Hapësira e kinemasë dhe e projeksioneve në objektin ‘Kino Rinia’, është e braktisur, pa një destinim të caktuar. Gjendja e ‘shurdhët’ dhe e ‘errët’ janë dy pikënisjet duke marrë parasysh se sot ky objekt i ngjason një “CINEMA MUET” dhe një “CAMERA OBSCURA”. Zgjimi i ZËRIT dhe kthimi i DRITËS në objektin e dikurshëm që ishte kinema; hapësirat e objektit në tërësi si Shtëpi e Projeksioneve në kuptimin e aplikimit të formave më bashkëkohore të filmit si arti i 7-të dhe të aktivizmit social, si formë artistike e shprehjes.

Forma eksperimentale e transmetimit është e qëllimshme. Operatorët/Lajmëtarët përmes ZËRIT e transmetojnë PËRDITSHMËRINË e 20 viteve të demokracisë. Publiku, provokohet me paqartësinë që prodhon kakofonia-teknike, e cila njëkohësisht ngjallë ndjenja të kundërta observimi duke i lënë vendin herë kureshtjes herë indiferencës. Në aspektin tematik ndikon edhe në gjendjen post 90′ dhe paqartësinë e shekullit XXI.

𝗧𝗲𝗸𝘀𝘁𝗲𝘁 𝗻𝗴𝗮 𝗮𝘂𝘁𝗼𝗿𝗲̈𝘁/𝗲𝘁:

  • Artrit Bytyçi
  • Doruntina Basha
  • Fjolla Hoxha

𝗢𝗽𝗲𝗿𝗮𝘁𝗼𝗿𝗲𝘁:

  • Cristina Marí
  • Donikë Ahmeti
  • AI 1s2 2s2 2p4

Edituar nga: Milot Gusia

Pavilion K - 2018

Fjale nga kuratorja: Matilda Odobashi

Krahet e deshires Nje nder punimet kryesore e nder me te pasurat simbolikisht, Krahet e deshires jane deshmia me e dukshme e shformesimit, shperfytyrimit dhe regresit. Ato jane te shperndara, e te kudo gjendura pergjate gjithe hapsires se ekspozites. Elementi qe i formeson keto veshje sikurse nje “puzzle”, eshte ai i katrorit, i kudogjendur ne ekspozite, ku tek tuk del nje xhep katror, nje jake e kthyer per se mbrapshti apo nje menge e keshtu me rradhe. Nder suprematistet, minimalizimi i formes ze vendin primar dhe keshtu edhe Krahet e deshires “zhvishe” per te zbuluar formen me te thjeshte te mundshme dhe nga materiali i vete veshjes, duke formuar shtresezime te njepasnjeshme e te brendashkruara ne cdonjeren prej tyre. Ato qe nje here e nje kohe ishin moderniste, te rregullta e qe mbanin nje lloj statusi ketu dhe sot na vijne te shkepura, shkaterruara e shtresezuara.

Edituar nga: Milot Gusia

"Containporary" - Pavijoni i Kosovës në Bienalen e Arkitekturës në Venedik

Titulluar “Containporary” ,Pavijoni i Kosovës në ekspozitën e 17 ndërkombëtare të Arkitekturës në Bienalen e Venedikut, vlerëson rolin e urbanizimit global dhe procesin planifikimit dhe krijimit të mjediseve të qëndrueshme. Kuruar nga Maksut Vezgishi, pavijoni është i ekspozuar në Arsenale nga 22 Maji deri më 21 Nëntor 2021.

Arkitekti, artisti vizual dhe autori Maksut Vezgishi ka bashkuar forcat me Vildane Maliqin, Argjirë Krasniqin, Feray Dervisin, Regjep Kerkezin dhe Gëzim Radoniqin për krijimin e pavijonit. Ekspozita është organizuar nga Ministria e Kulturës e Republikës së Kosovës, dhe do të theksojë rëndësinë e urbanizimit të qëndrueshëm në Kosovë dhe në botë.

“Mungesa e planifikimit të qëndrueshëm e vendosë botën në një rrezik. Çështja më akute është kriza e ngrohjes globale. Na mungon vetëdijesimi dhe veprimi i koordinuar për të shmangur efektet e katastrofës klimatike. Sot, asnjë veprim njerëzor nuk mund të shihet si “individual”. Ëndrrat dhe vizioni i të përhershmes ekziston në përvojat tranzicionale. Toka, natyra, janë të transformueshme.” – Nga Ekipi kuratorial.

Pavijoni eksploron si njerëzimi mund të arrij të respektojë dhe mirëmbajë balancin e ekosistemit duke ju qasur urbanizmit dhe arkitekturës në një mënyrë specifike që është e vetëdijshme për mjedisin. Për momentin, megastrukturat nuk janë të ndërtuara në formë konsistente. Shumë akterë si qeveritë, ekonomia dhe tregtia globale, kompanitë multinacionale, dhe komercializimi kanë fjalën kryesore kur vije tek çështjet e ndërtimit, minimalizimit dhe përdorimit të mençur të resurseve ekzistuese.

Në ndjekje të qëllimeve fisnike, ekipi kuratorial mbështete tek “kujtesa” si një “ideal, një botë fantastike e mundësive që arkitektët dhe planifikuesit mund të ringjallin dhe përditësojnë”. Pasi që Kosova është një shtet që ka qenë vazhdimisht i degraduar nga “teknologjia e ndotur” në të kaluarën, pavijoni mëton të hap një kapitull të ri në zhvillimin e qëndrueshëm. Për ekspozitën, kuratorët shikuan tek kontejneri, si një objekt me formë unike që është i vendosur në çdo komunë. Peizazhet përreth këtyre kontejnerëve janë shpesh të anashkaluar, që i dha ekipit dizajnues një kanavacë të bardhë të mundësive dhe funksioneve të reja të eksplorimit artistik.

Edituar nga: Milot Gusia

KOMENTO
Albanian