Nga: Milot Gusia
Fokusi i krijimtarisë skulpturore të artistit Basheski është i kthyer drejt njeriut, prandaj theksohet interesimi i tij në qasjen hiperrealiste të formësimit konceptual të veprave, të cilat në projektimet teorike tejkalojnë hiperrealizmin, dhe flasin rreth jetës dhe botës në të cilën jetojmë.
Kolumne / Opinione
Kritikë
Nga: Milot Gusia
Artistja multidisiplinare Saranda Sadikaj i takon një brezi të ri krijuesish të cilët duke përdorur mediume të reja dhe origjinale të shprehjes po arrijnë me sukses të ngritin çështje të preokupimit në Kosovën e pasluftës, si ndikimin akoma të theksuar të traditës patriarkale dhe femicidit.
Duke ndërthurur poezinë slam me artin e performancës, kompozimit, koreografisë dhe aktrimit artistja Sadikaj gradualisht po zgjeron raportuarin e shprehjes krijuese.
Nga: Milot Gusia
Në Galerinë Kombëtare të Kosovës pata rastin të vizitoj ekspozitën me titull “Lumturi Blloshmi. Nga e Para” mbarështuar në formë të shkëlqyer nga kuratorja Adela Demetja. Ekspozita me titull “Lumturi Blloshmi. Nga e para” na shpalos qenësinë e shpirtit rebel të artistes së mirënjohur shqiptare, e cila ka tejkaluar barrierat e shumta të kohës dhe ka arritur duke u përqasur të krijoj një opus të pasur mbi pesëdhjetëvjeçar krijues.
Nga Milot Gusia
Artistja Iskra Blagoeva, anëtare e Institutit të Artit Bashkëkohor në Sofje, në kuadër të projektit “Vetëshpjegimi - Ngadhënjim i empatisë” (Self-splaining - a Triumph of Empathy) të organizuar në Galerinë e Fakultetit të Arteve të Universitetit të Prishtinës, prezantoi veprën e saj në formë të objektit nga argjendi dhe zirkoni me titull: “I want to know what love is, I want you to show me” (Dua të di se çfarë është dashuria, dua të më tregosh”).
Nga Ajhan Bajmaku
Nëse i referohemi tendencave që i nevojiten një shoqërie për tu zhvilluar në aspektin sociologjik, shohim se në Kosovë janë prezentë të gjitha rrethanat “optimale” për “mikpritjen” e dukurisë së Kitsch-it. Mungesa e edukimit ndër breza dhe periudha e bashkëveprimit spontan të tranzicionit, kanë luajtur një rol të rëndësishëm në përhapjen e Kitsch-it në Kosovë.
Nga: Milot Gusia
Në Galerinë Kombëtare të Kosovës, vizitorët patën rastin të përjetojnë projektin multimedial “Pastaj gjeta ca Meteoritë në dhomën time” (Tiranë, Mars 2018), ku artisti Driant Zeneli tenton ti përgjigjet pyetjes së balancimit të realiteti të mundshmes me atë të imagjinares dhe lëvizjen e kufijve të limiteve tona të imagjinatës.
Nga: Milot Gusia
Në Galerinë Kombëtare të Kosovës, artisti Driant Zeneli mbajti ekspozitën personale me titull: “N ‘përpjekje për me u çue”, të bashkë-kuruar nga Alicia Knock, një kuratore në Qendrën Pomidou në Paris dhe Claudia Buizza, poashtu një kuratore e pavarur nga Parisi.
Galeritë aktuale
Featuring Artists
aktuale tani
FORUMI I LIBRIT
ekspozita
editoriale
Në vijim mund ti lexoni disa tema të përzgjedhura nga redaksia e revistës MonokroM.
Video Podkast
programi i manifesta 14
Në vitin 2022, Manifesta 14 Prishtina po mbahet në Prishtinë, Kosovë. Manifesta 14 Prishtina synon të mbështetë qytetarët e Kosovës në ambiciet e tyre për të rikthyer hapësirat publike dhe për të rimenduar të ardhmen e kryeqytetit të tyre si një metropol me mendje të hapur në Ballkan dhe në Evropë përmes zhvillimit të një institucioni të ri kulturor për Kosovën dhe rajonin e saj.