Galeria 17

MonokroM

Galeria 17

Monokrom

Galeria 17 vjen si dëshirë dhe nevojë për gjithëpërfshirje dhe qëndrueshmëri të një skenë artistike në fermentim, ku nevoja për hapësira të reja të eksperimentimit është jetësore. Ekspozitat e prezantuara prodhojnë hapësirë duke u rishikuar dhe shndërruar. Në këtë kuptim galeria mund të perceptohet si hapësira e një guaske që lind me moluskun dhe rritet. Përshtatet dhe transformohet në varësi të nevojave të zhvillimit, sikurse edhe hapësirat e përbashkëta publike që reflektojnë strukturën tonë shoqërore në brendësi të labirinteve të progresit urban. Duke pasur fokus të veçantë në çështjet sociale, artistët/et dhe kuratorët/et ftohen të eksperimentojnë me konceptet, idetë dhe hapësirën. Të sjellin ekspozita të guximshme që krijojnë dialog dhe nxisin debate publike, duke kontribuar vazhdueshëm në dokumentimin dhe krijimin e referencave të munguara përgjatë një procesi që arkivon dhe edukon.

Vizioni / Galeria synon të jetë pjesëmarrëse në bërjen e politikave kulturore etike dhe aktive, duke siguruar përfaqësim dhe përfshirje në industrinë kulturore ndërkombëtare.

Misioni / Nxit reflektim kritik përmes identifikimit dhe përkrahjes së zërave të guximshëm që mundësojnë këndvështrime të reja përmes praktikave bashkëkohore të artit.

Kliko per faqen zyrtare.

Ekspozita të përzgjedhura nga Galeria 17

[wp_rss_retriever url=" https://galeria17.org/feed/" items="6" excerpt="25" read_more="true" credits="true" new_window="true" thumbnail="200" cache="12 hours"]
KOMENTO
Albanian