Fitore Isufi - Koja
MonokroM
Fitore Isufi - Koja
Fitore Isufi (Koja) ka përfunduar studimet master në Pikturë në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës. Në veprat e saj artistike ajo trajton tema sociale dhe kulturore dhe përdor vizatimin, pikturën, videon, tekstin, instalacionin dhe performancën si mediume artikulimi. Veprat e saj janë shfaqur në shumë ekspozita personale dhe kolektive në Kosovë dhe në botë. Ajo është gjithashtu aktive me kreacionet e saj në hapësira publike, duke përfshirë qytetin e Prizrenit.
Ajo punon si profesoreshë në Departamentin e Arteve Digjitale në UBT.
Japonia është njëra nga video veprat e hershme Kojës (Fitore Isufit). Flamuri, i cili valëvitet në qetësi nën një melodi pothuaj hipnotike të Leonard Cohenit (Hallelujah), shpërfaq traditën vendore të harruar në pjesët urbane, megjithëse, akoma ekzistuese në pjesët rurale të Kosovës. Kjo traditë ka të bëjë me festimin e virgjërisë së gruas pas natës së parë martesore duke ekspozuar çarçafin e bardhë të çiftit të njollosur me gjakun e virgjërisë, një dëshmie të pastërtisë femërore në familjen e burrit. Flamuri – i cili në ikonografi në formë metaforike aludon në flamurin Japonez – sfidon rëndësinë e zakoneve tradicionale në një shoqëri bashkëkohore.
Flirting with Leftovers, 2019
Puna e saj paraqitet në Grand Hotel Prishtina në katin mbi kapitalin dhe reflekton mbi “mbetjet” e njëzet viteve pas luftës.
Puna e saj ndërvepron me ndërtesën që rifunksionalizohet rast pas rasti “Marsi” si pjesë e një projekti të thelluar në bashkëpunim me nismën e Fondacionit 17 “Metamorphosis II” që synon mbledhjen e historive gojore, të materialeve të rëndësishme, të elementëve jomaterialë gjithashtu për të rrëfyer këtë tregim mes fotografive, intervistave, artefakteve dhe shumë më shumë.
Flirting with Leftovers, 2019, © Fitore Isufi Shukriu – Koja. Photo © Manifesta 14 Prishtina / Majlinda Hoxha