Ervina Halili - "N’Rilindje"

CHwB Kosova

N’Rilindje - Arkivi Rilindja - Ervina Halili

CHwB Kosova

Ruajtja e trashëgimisë kulturore nëpërmjet nëpërmjet hulumtimit, dokumentimit dhe interpretimit të artistëve dhe profesionistëve të cilët veprojnë në fushën e kulturës, industrisë kreative dhe shkencave humanistike digjitale. (Nga HeritageSpace ChWB).

“Arkivi Rilindja” është projekt nga Ervina Halili e cila arkivoi në formë digjitale material të periudhës përderisa Rilindja ishte ende funksionale. Pjesë e projektit është edhe dokumentari “N’Rilindje” i cili paraqet përvojat personale të ish-punonjësve të Rilindjes.

Ky arkiv nuk është arkivi zyrtar i Ndërmarrjes Shoqërore Rilindja. Arkivi i kësaj ndërmarrjeje me gjithë hallkat e veta dikur funksionale, nuk është trashëguar në ditët tona. Ky material është mbledhur me shumë kujdes mes hirit e pluhurit të gjithçkaje që deri më tani është konsideruar e papërdorshme, e humbur prej “Rilindjes”, por që është prodhuar nga vetë ajo, nga gazetarët që ka prodhuar, shkrimtarët që ka botuar, redaktorët dhe fotografët.

Në kuadër të lansimit të “Arkivi Rilindja” përveç shfaqjes së dokumentarit ‘N’Rilindje’, do të diskutohet edhe për:

Ndërmarrjen Shoqërore Rilindja, funksionimin e atëhershëm të saj, arkivin i dikurshëm që posedonte, bibliotekën dhe politikat botuese;

Historinë e mbylljes së Rilindjes, humbjen e materialeve dhe dokumentimit të një periudhe historike që mbulonte shtypi në Kosovë;

Arkivistika dhe muzeologjia në raport me të drejtat e njeriut, me fokus të veçantë në kontekstin e pasluftës në Kosovë, dhe përballjes aktuale me një zbrazëti sa i përket trajtimit, mbledhjes dhe ruajtjes së prodhimeve kulturorore të së kaluarës.

Dokumentari ‘N’Rilindje’

Nazmi Rrahmani/shkrimtar, drejtor i redaksisë së botimeve në Rilindje (1941) dhe Musa Ramadani/shkrimtar, redaktor i kulturës në Rilindje (1943) kalojnë nëpër kujtimet e tyre në Rilindje dhe nëpër veprat e tyre letrare të cilat i kanë krijuar dhe botuar gjatë asaj perudhe.

 

Paneli në natën e lansimit

Sokol Çunga – Specialist arkivist nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, Tiranë

znj. ERVINA HALILI – Shkrimtare dhe hulumtuese

Nazmi Rrahmani – Shkrimtar, botues, ish-drejtor i redaksisë së botimeve në Rilindje.

znj. SIBEL HALIMI – Sociologe, aktiviste për barazi gjinore (drejtuese e panelit)

Ky projekt u realizua në kuadër të platformës të #HERITAGESPACE qe implementohet nga CHwB Kosova. Ky aktivitet është pjesë e projektit “Dialogu ndërmjet komuniteteve përmes ruajtjes gjithëpërfshirëse të trashëgimisë Kulturore” i zbatuar nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP) në Kosovë dhe fiancuar nga Instrumenti i Bashkimit Evropian që kontribuon për Paqe dhe Stabilitet (IcSP) dhe Qeverise Suedeze.

CHwB Kosova.

KOMENTO

rISHTAZI

Albanian