Urtina Hoxha

CHwB Kosova

‘Kush mytet kapet për shkume’ - Dokumentar i animuar - Urtina Hoxha

CHwB Kosova

“Kush mytet kapet për shkume” është emri i dokumentarit të animuar nga Urtina Hoxha, projekt i cili u realizu në kuadër të edicionit të katërt të Heritage Space.

Animacioni shqyrton luftën si përvojë vetmitare. Në mes të bombave, një grua ka betejat e saj ditore për ushqim dhe mbijetesë. Ajo i ecë kryq-e-tërthor peisazhet e zbrazëta të qytetit të cilat po zhduken dita ditës me secilën bombë që po bie.

“Ky projekt përshkroi disa mekanizma të mbijetesës të cilat u shfrytëzuan nga gratë në luftë, me qëllim që ato të kujdeseshin për familjet dhe mjedisin e tyre, duke u munduar njëkohësisht që të mbijetojnë. Në një mënyrë të përkryer kreative, këto histori u prezantuan në formë të animacionit, duke paraqitur kështu një komunikim vizual me audiencën. Ashtu siç tashmë e dimë, rrëfimi përmes platformës digjitale në trashëgiminë kulturore është vlerësuar si një teknikë efektive për t’ia komunikuar publikut interpretimin e trashëgimisë, e kjo ka rëndësi të veçantë në kontekstin social të Kosovës, për arsye se lufta dhe sfera digjitale kryesisht ndërlidhen me meshkujt dhe mbizotërohen nga ta” – thotë Nora Weller profesoreshë në Universitetin Cambridge dhe një nga mentorët e edicionit të pestë të Heritage Space.

CHwB Kosova

KOMENTO

të ndërlidhura

English