Shyqri Nimani

Oral History Kosovo

Shyqri Nimani

Oral History Kosovo

Shyqri Nimani u lind në vitin 1941, në Shkodër, Shqipëri. Nimani njihet si dizajneri i parë grafik, ai poashtu është një ndër themeluesit e departamentit të Dizajnit Grafik në Fakultetin e Arteve, Universiteti i Prishtinës, Kosovë. Nimani diplomoi nga Akademia e Arteve Aplikative në Beograd, më 1967, në seksionin e librit. Ai i bëri studimet postdiplomike në vitin 1969 në të njëjtin univerzitet dhe vazhdoi hulumtimin e tij artistik në Japoni në periudhën 1976—78. Më 1979, ai u bë drejtori i parë i Galerisë Kombëtare të Kosovës. Sot, Nimani jeton me familjen e tij në Prishtinë dhe vazhdon të ligjërojë lëndën e dizajnit grafik.

(Oral History Kosovo)

Pjesa e Parë

[Intervistuesja e pyet folësin rreth kujtimeve të tij më të hershme. Kjo pjesë është prerë nga video intervista.]

Shyqri Nimani: Kam dëshirë t’ju rrëfej mbi historinë e jetës sime dhe momentet që ishin vendimtare për t’u marrë me artin figurativ. Unë kam lindur, ka dashtur fati, në Shkodër, meqë familja ime, nana dhe babai im u shpërngulën para Luftës së Dytë Botërore, u shpërngulën për në Shqipëri dhe u vendosën në Shkodër. Atje unë linda.

Pas dy vjetësh kaluam në Kukës, ku lindi edhe vëllau im Genci, dhe pas dy vjetësh të tjera ne kaluam në Prizren dhe nga Prizreni u vendosëm përsëri në Gjakovë prej nga vinte nëna, nëna dhe babi im, dhe pastaj unë vazhdova shkollën fillore në Prizren. Ndërsa Shkollën e Mesme të Arteve në qytetin e bukur të Pejës dhe pas pesë viteve studime atje, vazhdova me studimet universitare në Universitetin e Arteve të Beogradit, dhe atje zgjati gjithashtu studimi im për pesë vjet dhe në të njejtën Akademi. Pastaj përfundova edhe shkallën e tretë, pra studimet pasdiplomike, dhe në ndërkohë u shpall nji, nji konkurs mbarëjugosllav me ç’rast qeveria Japoneze jepte nji bursë për përsosje artistike dy vjeçare në Japoni dhe unë e fitova atje dhe kalova për dy vjet në Japoni.

Pastaj u ktheva në Prishtinë kur filloi të punonte, ç’është e vërteta veç kishte disa vjet, Shkolla e Lartë Pedagogjike, dega e artit figurativ. Meqë Gjelosh Gjokaj, një artist i yni nga Mali i Zi, ai e braktisi Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë dhe vajti në Itali, në Romë, për t’i vazhuar hulumtimet e veta artistike, ku për një kohë të gjatë ka jetu dhe vepru dhe në ndërkohë ka kalu deri në fund të jetës në Minhen të Gjermanisë. Unë pastaj…

Erëmirë Krasniqi: A po na tregoni, çka mbani në mend prej asaj kohe?

Shyqri Nimani: Po…

Erëmirë Krasniqi: Meqenëse paskeni lëvizë prej një vendi në vendin tjetër, pra çka ka qenë arsyet, pse?

Pjesa e parë e Intervistës nga Oral History Kosovo

Pjesa e dytë e Intervistës nga Oral History Kosovo

Pjesa e tretë e Intervistës nga Oral History Kosovo

Për të shikuar storiet tjera vizitoni faqen zyrtare të Oral History Kosova.

KOMENTO

të ndërlidhura

English