Qyteti në miniaturë - Fitore & Nëntore Rexhepi
CHwB Kosova
Qyteti në miniaturë - Fitore Rexhepi & Nëntore Rexhepi
Ruajtja e trashëgimisë kulturore nëpërmjet nëpërmjet hulumtimit, dokumentimit dhe interpretimit të artistëve dhe profesionistëve të cilët veprojnë në fushën e kulturës, industrisë kreative dhe shkencave humanistike digjitale. (Nga HeritageSpace CHwB).
“Qyteti në miniaturë” është emri i librit të printuar në 3D në gjuhën Brail, për personat me shikim të dëmtuar, i cili projekt realizohet nga Fitore Rexhepi dhe Nëntore Rexhepi në edicionin e katërt të Heritage Space.
Ky projekt bëri të mundur krijimin e tri librave me të cilat u ndanë me shkollën për personat me shikim të dëmtuar “Xheladin Deda” në Pejë. Pjesë e projektit ishin edhe njëzet harta lehtësuese të objekteve të trashëgimisë të përfshira në libra si pllaka të printuara 3D.
“Një ndër projektet e kaluara që mbështetëm, mundësoi qasjen në trashëgiminë kulturore për personat me aftësi të kufizuar në shikim dhe personat e verbër, përmes krijimit të modeleve interaktive 3D të rreth 15 aseteve të trashëgimisë kulturore në rajonin e Prizrenit. Qasja e barabartë në trashëgiminë kulturore për të gjithë pjesëtarët e shoqërisë konsiderohet si një e drejtë themelore e njeriut. Krijimi i metodave, ashtu që personat me aftësi të kufizuar në shikim të mund të ndërvepërojnë me trashëgiminë kulturore, është një mënyrë e rëndësishme për të vetëdijësuar opinionin e gjerë në lidhje me faktin se pjesëtarëve të shoqërisë me aftësi të kufizuar duhet t’u mundësohet pjesëmarrja e barabartë në aktivitetet shoqërore dhe kulturore.” – Nora Weller një nga mentorët e edicionit të pestë të Heritage Space, tregon për rëndësinë e të pasurit qasje të barabartë në trashëgimi.
Ky projekt u realizua në kuadër të platformës të #HERITAGESPACE qe implementohet nga CHwB Kosova. Ky aktivitet është pjesë e projektit “Dialogu ndërmjet komuniteteve përmes ruajtjes gjithëpërfshirëse të trashëgimisë kulturore” i zbatuar nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP KOSOVO) në Kosovë dhe fiancuar nga Instrumenti i Bashkimit Evropian që kontribuon për Paqe dhe Stabilitet (IcSP) dhe Qeverise Suedeze.
CHwB Kosova