Muzeu Etnologjik i Kosovës
Monokrom
Muzeu Etnologjik i Kosovës
Muzeu etnologjik është pjesë përbërëse e Muzeut të Kosovës. Është hapur me 27 korrik 2006, respektivisht për publikun në muajin shtator të vitit 2006.
Ju ftojmë që ta vizitoni këtë kompleks etnologjik, margaritar të trashëgimisë kulturore të Kosovës. Përbëhet nga katër ndërtesa të shekujve tetëmbëdhjetë dhe nëntëmbëdhjetë, dhe ekspozitën etnologjike jashtëzakonisht interesante, e cila tregon jetën në Kosovë në aspektin etnologjik gjatë shek.XV-XX.
Ekspozita është e ndërtuar rreth katër temave që përfaqësojnë ciklin e jetës:
- Lindjen
- Jetën
- Vdekjen dhe
- Trashëgiminë shpirtërore

- Pjesë e këtyre temave janë edhe tematikat:
- Familja dhe organizimi i saj
- Ritet e lindjes
- Arti popullor-Zejtari
- Oda dhe funksioni i saj
- Mënyra e jetesës
- Ritet e martesës
- Veshjet popullore të Kosovës
- Ritet e vdekjes
- Trashëgimia shpirtërore
- Etnomuzikologjia në Kosovë
Poashtu, çdo temë është e shoqëruar me prezentimin multimedial dhe me emisione dokumentare për vizitorët që dëshirojnë informacione shtesë.
Ekspozita muzeale është e ndërtuar në formë të tillë, që të ofrojë njohuri të reja për trashëgiminë etnologjike dhe të rrezatojë edukimin relevant në këtë aspekt.
Në kuadër të Muzeut do të keni rastin të shijoni ambientin dhe ushqimin tradicional, si dhe të merrni një kujtim nga vendi dhe Muzeu nga zgjedhja e reproduksioneve etnologjike dhe arkeologjike, apo literatura e përgjithshme e këtij karakteri. .
Mikpritja e çdo vizitor, e posaçaërisht e grupmoshave të reja që përbëjnë shumicën e popullatës, do të jetë qasja jonë prioritare, meqë mikpritja është një nga traditat tona më të çmuara, dhe si e tillë shprehet në komunikimin me vizitorët-mysafirët. Ju do të shoqëroheni nga ciceroni për shpjegimin e ekspozitës dhe do të keni mundësi të thelloheni në tematikat përkatëse në lidhje me trashëgiminë kulturore të Kosovës.
Orari i vizitave:
E MARTË – E SHTUNË
10:00 – 16:30
E DIEL
10:00 – 14:30
E HËNË – Mbyllur
Për më shumë informata:
muzeuetnologjik1@gmail.com
Rr.Henrik Baric 10 000 Prishtinë,
Republika e Kosovës