Nga: Milot Gusia
Shfaqja e teatrale e baletit “Aeon” shpërfaq vizualisht konceptin e kohës dhe luftën e vazhdueshme të njeriut për ta ndalur atë. Koha, e cila marshon pamëshirshëm dhe nuk i bindet dot dëshirave tona dhe vullnetit tonë, megjithëse omniprezente dhe omnipotente mbetet pothuaj e pamundur për t`u përkufizuar si koncept i qartë. E vetmja dëshmi e saj mbetet ndryshimi, sepse ndryshimi mund të ndodhë vetëm përbrenda kohës. Dhe kjo u realizua përmes lëvizjeve të shkëlqyera plot emocione të balerinëve të Baletit Kombëtar të Kosovës.
Critics
KOlumne
Local Art Galleries
Featuring Artists
NEW ARTICLES
BOOK FORUM
Në këtë udhëzues brilant, gazetari i WIRED, Matt Burgess, shpjegon gjithçka që duhet të dini rreth Inteligjencës artificiale. Ai përshkruan se si funksionon AI (Inteligjenca artificiale). Burgess poashtu shikon mënyrat në të cilat tashmë AI na ka sjellë gjithçka, nga softueri i njohjes së zërit deri tek makinat vetë-drejtuese, dhe eksploron potencialin e inteligjencës artificiale për ndryshime të mëtejshme revolucionare në pothuajse çdo fushë të jetës sonë të përditshme.
Alban Fejza - “BRUM” është libër i shkruar në gërshetim të gjuhës letrare dhe zhargon. Përmban në vete dizajnin minimal dhe tregime të shkurta të shoqëruara me ilustrime. Libri është i ndarë në gjashtë kapituj, ku secili prej tyre ka formën e tij gjeometrike, tematikën dhe ngjyrën karakterizuese. Protagonisti i librit është vet autori dhe brumi nga i cili është gatuar në periudhë tetë vjeçare. “BRUM” është promovuar në Prishtinë, Tiranë dhe Prizeren.
EXHIBITIONS
programi i manifesta 14
Në vitin 2022, Manifesta 14 Prishtina po mbahet në Prishtinë, Kosovë. Manifesta 14 Prishtina synon të mbështetë qytetarët e Kosovës në ambiciet e tyre për të rikthyer hapësirat publike dhe për të rimenduar të ardhmen e kryeqytetit të tyre si një metropol me mendje të hapur në Ballkan dhe në Evropë përmes zhvillimit të një institucioni të ri kulturor për Kosovën dhe rajonin e saj.