Galeria Motrat
MonokroM
Galeria Motrat
Motrat është projekti i dytë i implementuar nga FRABAAC në bashkëpunim me Trembelat. Projekti ka për qëllim krijimin e një hapësire të re për artistët e rinj dhe për artet në përgjithësi. Hapësira do të fokusohet në organizimin e ekspozitave personale (kryesisht individuale) të artistëve të rinj. Në mungesë të hapësirave alternative ekspozuese—apo hapësirave ekspozuese në përgjithësi—kjo pikë do t’i mundësojë kryeqytetit të ketë më shumë ambiente kulturore për qytetarët.
Objektiv i galerisë është që tu propozojë artistëve të rinj dhe profesionistëve të kulturës që të takohen dhe ndajnë eksperiencat e tyre të organizimit të projekteve kulturore, menaxhimin e hapësirave të artit dhe punës ekipore. Pika ekspozuese Motrat do të jetë një takim i artistëve dhe menaxherëve kulturor nga Franca, Kosova dhe Ballkani.
Përgjatë vitit të parë të funksionimit, artistët dhe kuratorët kryesisht do të ekspozojnë, kurse disa edhe do të prezentojnë punimet e tyre përmes formave të tjera. Gjithashtu do të diskutohet për utilizimin e këtij ambienti nga artistët. Sipas programit do të mbahet një ekspozitë në muaj, për 10 muaj në vijim të vitit 2017, duke filluar nga data 9 mars.
Themelues
Fanny-Alma Seree
Artistic Director
Nita Salihu
Managing Director
Yll Rugova