Nga: Milot Gusia
Vepra “Volume” e artistit Çibukçiu ngre një dialog të rëndësishëm rreth asaj se si shoqëria e jonë bashkëkohore ndërvepron me sistemet e konsumit dhe monitorimit. Me veprën e tij përveçse thekson ndikimin e këtij simboli në jetën tonë të përditshme, Çibukçiu poashtu na bën të reflektojmë rreth ndikimit më të thellë që konsumerizmi ka në identitetin tonë dhe lirinë tonë personale.
Ekspozitë: Liu Wei
Nga: Milot Gusia
Ekspozitë: Liu Wei - "Nudita"
Në Galerinë White Cube është prezantuar “Nudita”, një ekspozitë e veprave të reja të Liu Wei-it. Duke marrë titullin nga eseu i filozofit Italian Giorgio Agamben, Liu përpilon ekspozitën si një syzhe të hulumtimeve në gjendjen e shoqërisë në këtë moment krucial në histori. Duke përfshirë instalacione, skulptura dhe piktura të reja të punuara gjatë këtij viti, ekspozita është një zgjerim i ekspozitës personale të artistit të mbajtur në Long Museum, Shangai dhe i përgjigjet emergjencës globale të shkaktuar nga pandemia.
Në skulpturën Speculation (2021), sikurse në pikturat “Nudity” dhe “Resurrection”, Liu eksploron gjuhën hibride vizuale dhe kognitive duke përdorë materiale dhe forma që sugjerojnë një antikitet të zhvendosur në kohë, apo, një të ardhme para ekzistuese. E instaluar, skulptura është e kompozuar nga sfera metalike dhe format e zgjatura ovale të strehuara brenda strukturës së thelluar që kujton formacionet shpellore apo eshtrat e zmadhuara. Në këtë strukturë, një gjysmë trup luani është i bashkëngjitur. Liu konsideron format e të dy serive si “akte të zhveshura”, të cilat janë alegorike dhe idiosinkratike.
E vendosur brenda një atriumi të harkuar të punuar nga rrjeti metalik qëndron skulptura e titulluar Vanguard (2021). Duke u tërhequr nga idetë e kolektivizmit, të rrënjosur në sistemin komunist, ajo i referohet modernizmit të fillimit të shek. 20, kur aspirimi për “Botën e Re” erdhi si preokupim kolektiv. Duke ndërlidhur këtë moment në histori me ngjarjet aktuale, Liu shpjegon: “Ajo që më intereson më shumë është eksplorimi i formave sociale, modeleve të qeverisjes dhe mundësisë të jetesës në bashkësi. Kjo, sipas meje, është bërë përsëri një aspiratë urgjente: a është e mundur për ne të freskojmë kuptimin tonë dhe aplikimin e sensit të kolektives, duke rimenduar kështu mënyrat si të jetojmë së bashku në situatat e sotme?”
Në skulpturën e formatit të madh Dimension (2021), pjesë e ciklit “Microworld”, ai eksploron tutje nocionin e të mbuluarës/pambuluarës, duke ju referuar një bote të observuar përmes mjeteve të avancuara shkencore dhe optike. E Formuar nga fletët e aluminit dhe e shpuar nga dy objekte sferike të ngjyrosura me të verdhë intensive industriale të veturave, ajo kombinon elemente ndërvepruese në një konfigurim që ngjason me stilin e Barokut. Blloqet ndërtuese për botën e re, ku njësitë më të vogla të materies janë zmadhuar dhe janë bërë të plotfuqishme, theksojnë manipulimin gjithnjë në rritje të raportit në mes të njerëzve dhe natyrës dhe përpjekjen për avancimet teknologjike. “Ne nuk mund të përjetojmë vërtetë këtë mikro-botë, por në një formë në jemi, padyshim, të bindur për ekzistencën e saj”, pohon Liu.
Autor: Milot Gusia, 2021
About the author
Milot Gusia works as a professor and editor, as well as a critic in the local and international art scene. He has worked on a number of programs in the field of art and culture.
Ai ka përfunduar studimet master për Dizajn Grafik në Universitetin e Prishtinës, si dhe ka përfunduar studimet MBA në Universitetin e Staffordhire-it Britani e Madhe.
KOMENTO
News
Nga: Milot Gusia
Artistja e mirënjohur japoneze Chiharu Shiota në Hamamin e Madh realizoi ndërhyrjen artistike të saj me titull “Tell me your Story”, apo Tregoma rrëfimin tënd. Edhe sot në mungesë të njerëzve, kjo ndërtesë për Chiharu Shiotan paraqet “një lidhje në të cilën akoma ndihet dhe ekziston diçka”. Në objektin e Hamamit, artistja përmes veprës eksploron fijet që lidhin qeniet nëpër hapësirë dhe kohë.
Nga: Milot Gusia
Vizatimet e nxënësve janë një arkiv shumë i vlefshëm që ndihmon të kuptojmë botën e tyre dhe të zbulojmë vlerat e tyre të brendshme. Prandaj, vepra e Petrit Halilajt pikërisht duke u rrënjosur në historinë e tij personale por edhe të fëmijëve tjerë të sotëm arrin të shpërfaqë ditarin shpirtërorë të fëmijëve të rajonit.
Nga: Milot Gusia
Veprat e Irem Tok (lindur në Stamboll më 1982) përbëjnë një aventurë të ndalur në kohë në të cilën ajo shpalos tregimet e saj individuale. Përmes kësaj forme të kohës së ndalur nga ndikimet e kohërave të historisë njerëzore, artistja tenton të hulumtojë mundësitë e eksplorimit të një historie tjetër, ku njerëzit nuk janë më protagonist apo në qendër të saj.