Nga: Milot Gusia
Vepra “Volume” e artistit Çibukçiu ngre një dialog të rëndësishëm rreth asaj se si shoqëria e jonë bashkëkohore ndërvepron me sistemet e konsumit dhe monitorimit. Me veprën e tij përveçse thekson ndikimin e këtij simboli në jetën tonë të përditshme, Çibukçiu poashtu na bën të reflektojmë rreth ndikimit më të thellë që konsumerizmi ka në identitetin tonë dhe lirinë tonë personale.
Ekspozitë: Hito Steyerl
Nga: Milot Gusia
Hito Steyerl (e lindur më 1966, Munih, Gjermani) është një projektuese filmash, artiste vizuale, shkrimtare, dhe zbuluese e esesë dokumentare. Aftësia e saj e jashtëzakonshme e krijimit të filmave, dhe shkrimit përfshin pozicionimin shumë diskursiv në mes të fushës së artit, filozofisë, dhe politikës, të përbërë nga një eksplorim i thellë i ikonografisë sociale, kulturore dhe financiare të kapitalizmit të vonshëm. Si rezultat i një trajtimi personal të filmit dokumentar, veprat e saj janë zhvilluar në një formë të videove përfshirëse dhe instalacioneve multimediale, të kombinuara me shpirtin e hulumtimit dhe eksperimentimit. Megjithëse Steyerl përdor teknologjitë e fundit, ajo e bën këtë me qëllim të studimit të fuqisë së tyre për të ndikuar publikun dhe kapaciteti i saj për të ridizajnuar ato në një formë nën-sipërfaqësore krijon një dimension të ri artistik. Filmat dhe ligjëratat e saj kanë adresuar në formë të shtuar kontekstet e prezantimit të artit, derisa shkrimet e saj kanë qarkulluar gjerësisht në revista të shumta akademike dhe artistike. Ajo ka studiuar regjinë e filmit dokumentar në Institutin e Imazhit lëvizës në Japoni dhe në Universitetin e Televizionit dhe Filmit në Munih. Ajo më vonë ka studiuar për filozofi në Akademinë e Arteve të Bukura në Vjenë, ku ka fituar titullin e Doktoratës. Steyerl është profesoreshë e filmit dhe videos eksperimentale në Universitetin e Berlinit, ku dhe ka themeluar Qendrën Kërkimore për Proksi Politikë1
(1Shkenca e diagnozës së terrenit modern politik dhe strategjia për ti rezistuar politikës).
Veprat e saj kanë qenë pjesë e shumë ekspozitave dhe janë përfshirë në shumë evente ndërkombëtare në kuadër të institucioneve të shquara të artit. Ekspozitat e saj të realizuara rishtas përfshijnë: K21 – Dyseldorf, dhe Qendra Pompidou, Paris (2020–21); Art Galeria e Ontarios, Toronto, Park Avenue, Nju Jork, dhe Galeritë Serpentine, Londër (2019); May You Live In Interesting Times – Bienalja e 58-të e Venedikut, Muzeu i Artit Kontemporan në Çikago, Kunstmuseum Bazel, dhe Castello di Rivoli, Turin (2018); Instituti i Artit Kontemporan, Boston (2017); Muzeu i Artit Amerikan Whitney, Nju Jork, dhe Instituti i Artit Kontemporan, Los Angjeles (2016); dhe Pavijoni Gjerman i Bienales së 56-të të Venedikut (2015).
Ajo ka publikuar një varg të eseve të përmbledhura në 4 libra: Die Farbe der Wahrheit (Vienna: Turia Kant, 2008), The Wretched of the Screen (Berlin: Sternberg Press, 2012), Beyond Representation (Berlin: Walther König, 2016), dhe Duty Free Art – Art in the Age of Planetary Civil Wars (London: Verso, 2017/Zurich: Diaphanes, 2018).
K21
Artistja Hito Steyerl momentalisht është njëra nga figurat më të rëndësishme për sa i përket reflektimit të rolit social të arteve dhe muzeve, dhe në eksperimentimin me format e mediumeve të prezantimit, dhe ekzaminimin kritik të përdorimit të inteligjencës artificiale në art.
K21 siguron një pasqyrë të veprave të Steyerlit me ekspozitën “I will Survive” (Unë do të mbijetoj), të zhvilluar në bashkëpunim me Qendrën Pomidou në Paris.
Ekspozita fillon me veprat e hershme që prezantojnë “Kalimin Dokumentar”, një koncept tjetër i dokumentarit, koncept të cilin për herë të parë Steyerl e kishte krijuar, formuluar dhe praktikuar në art. Në veprat e saj të 30 viteve të fundit, Steyerl ka përcjellë mutacionin e imazheve të kamerës, nga imazhi analog dhe montazhet deri tek imazhi digjital i ndarë dhe fluid. Në qendër të ekspozitës “I will Survive” është poashtu një instalacion multimedial i quajtur “SocialSim”, me të cilin Steyerl eksploron në formë kritike potencialin e simulimit, digjitales dhe inteligjencës artificiale në kreativitetin artistik, metodat e prezantimit muzeal, ndikimit social dhe ndikimit në rrethanat e pandemisë.
About the author
Milot Gusia works as a professor and editor, as well as a critic in the local and international art scene. He has worked on a number of programs in the field of art and culture.
He completed his master's studies in Graphic Design at the University of Pristina, as well as his MBA studies at Staffordshire University, Great Britain.
KOMENTO
News
Nga: Milot Gusia
Artistja e mirënjohur japoneze Chiharu Shiota në Hamamin e Madh realizoi ndërhyrjen artistike të saj me titull “Tell me your Story”, apo Tregoma rrëfimin tënd. Edhe sot në mungesë të njerëzve, kjo ndërtesë për Chiharu Shiotan paraqet “një lidhje në të cilën akoma ndihet dhe ekziston diçka”. Në objektin e Hamamit, artistja përmes veprës eksploron fijet që lidhin qeniet nëpër hapësirë dhe kohë.
Nga: Milot Gusia
Vizatimet e nxënësve janë një arkiv shumë i vlefshëm që ndihmon të kuptojmë botën e tyre dhe të zbulojmë vlerat e tyre të brendshme. Prandaj, vepra e Petrit Halilajt pikërisht duke u rrënjosur në historinë e tij personale por edhe të fëmijëve tjerë të sotëm arrin të shpërfaqë ditarin shpirtërorë të fëmijëve të rajonit.
Nga: Milot Gusia
Veprat e Irem Tok (lindur në Stamboll më 1982) përbëjnë një aventurë të ndalur në kohë në të cilën ajo shpalos tregimet e saj individuale. Përmes kësaj forme të kohës së ndalur nga ndikimet e kohërave të historisë njerëzore, artistja tenton të hulumtojë mundësitë e eksplorimit të një historie tjetër, ku njerëzit nuk janë më protagonist apo në qendër të saj.