Ekspozitë: Cinga Samson

Nga: Milot Gusia

Nga Milot Gusia

Veprat e Cinga Samson-it përmbledhin dhe zgjerojnë traditën e pikturimit klasik, duke siguruar vendin e vet brenda një trajektore të gjatë të artit figurativ. Ky përkushtim ndaj mjeshtërisë përfshin eksplorimin e ideve të dëshirës, fuqisë, vdekshmërisë dhe transcendentes.

Duke ndërthurur klasiken me kontemporanen, Samson krijon imazhe me ndërlidhje simbolike, spirituale dhe sociale, të bashkuara nga narrativa subjektive.

Pikturat e Samsonit ofrojnë një pamje komplekse dhe të nuancuar të jetës bashkëkohore. Ai mbështetet në mjeshtërinë e tij të piktorit për të shpërfaqur teksturën dhe pasurinë e përvojave personale, dhe për bartjen e një atmosfere dhe ndjenje të veçantë. Duke përdorur një paletë të toneve të mbytura, pikturat e Samsonit portretizojnë subjektet që komandojnë një autonomi dhe autoritet të jashtëzakonshëm. Ashtu si e përshkruan ai, këto figura banojnë një botë që “përjetohet si sekrete, pothuaj e shenjtë dhe e largët”, duke ardhur nga “diku ku askush nuk shkon”.

Nga: Milot Gusia, 2021

About the author

Milot Gusia works as a professor and editor, as well as a critic in the local and international art scene. He has worked on a number of programs in the field of art and culture.

Ai ka përfunduar studimet master për Dizajn Grafik në Universitetin e Prishtinës, si dhe ka përfunduar studimet MBA në Universitetin e Staffordhire-it Britani e Madhe.

KOMENTO

News

Nga: Milot Gusia
Vepra “Volume” e artistit Çibukçiu ngre një dialog të rëndësishëm rreth asaj se si shoqëria e jonë bashkëkohore ndërvepron me sistemet e konsumit dhe monitorimit. Me veprën e tij përveçse thekson ndikimin e këtij simboli në jetën tonë të përditshme, Çibukçiu poashtu na bën të reflektojmë rreth ndikimit më të thellë që konsumerizmi ka në identitetin tonë dhe lirinë tonë personale.

Nga: Milot Gusia
Artistja e mirënjohur japoneze Chiharu Shiota në Hamamin e Madh realizoi ndërhyrjen artistike të saj me titull “Tell me your Story”, apo Tregoma rrëfimin tënd. Edhe sot në mungesë të njerëzve, kjo ndërtesë për Chiharu Shiotan paraqet “një lidhje në të cilën akoma ndihet dhe ekziston diçka”. Në objektin e Hamamit, artistja përmes veprës eksploron fijet që lidhin qeniet nëpër hapësirë dhe kohë.

Nga: Milot Gusia
Vizatimet e nxënësve janë një arkiv shumë i vlefshëm që ndihmon të kuptojmë botën e tyre dhe të zbulojmë vlerat e tyre të brendshme. Prandaj, vepra e Petrit Halilajt pikërisht duke u rrënjosur në historinë e tij personale por edhe të fëmijëve tjerë të sotëm arrin të shpërfaqë ditarin shpirtërorë të fëmijëve të rajonit.

Nga: Milot Gusia
Veprat e Irem Tok (lindur në Stamboll më 1982) përbëjnë një aventurë të ndalur në kohë në të cilën ajo shpalos tregimet e saj individuale. Përmes kësaj forme të kohës së ndalur nga ndikimet e kohërave të historisë njerëzore, artistja tenton të hulumtojë mundësitë e eksplorimit të një historie tjetër, ku njerëzit nuk janë më protagonist apo në qendër të saj.

English