Fitore Berisha - COHË
CHwB Kosova
Fitore Berisha - COHË
Ruajtja e trashëgimisë kulturore nëpërmjet nëpërmjet hulumtimit, dokumentimit dhe interpretimit të artistëve dhe profesionistëve të cilët veprojnë në fushën e kulturës, industrisë kreative dhe shkencave humanistike digjitale. (Nga HeritageSpace ChWB).
Përgjatë një periudhe, përveç pikturës, Fitorja ka rritur interesim që praktikën e saj artistike ta zhvillojë tutje, duke e shtrirë shprehjën e saj artistike në mediume të ndryshme dhe duke eksperimentuar më shumë me artet aplikative. Së fundi, ajo nisi një rrugë të re të eksperimentimit artistik, duke u zhytur më thellë në metodën e përpunimit të leshit, në mënyrë që të krijojë një lidhje më të fortë me procesin dhe mundësitë e reja që ai ofron.
Përgjatë dy muajve, Fitore Berisha ka qënduar afër një mjeshtri qeleshepunues te njohur në Pejë, Afrim Lata, për t’u njoftuar me procesin e përpunimit të leshit deri tek formësimi i qeleshes. Në këtë mënyrë ajo ri-imagjinon dhe ri-interpretion një proces të punëdorës, i cili për një kohë të gjatë ka qenë konsistent në zhvillimin e tij. Si rezultat, në këtë prezantim coha prehet, qepet, formësohet, ngjyroset dhe ndërthuret me të shprehurit e saj artistik.
COHË – lesh i butë i përpunuar.
Ky projekt u realizua në kuadër të platformës të #HERITAGESPACE qe implementohet nga CHwB Kosova. Ky aktivitet është pjesë e projektit “Dialogu ndërmjet komuniteteve përmes ruajtjes gjithëpërfshirëse të trashëgimisë kulturore” i zbatuar nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP KOSOVO) në Kosovë dhe fiancuar nga Instrumenti i Bashkimit Evropian që kontribuon për Paqe dhe Stabilitet (IcSP) dhe Qeverise Suedeze.
CHwB Kosova