Heritage

Ervina Halili “N’Rilindje”

“Arkivi Rilindja” është projekt nga Ervina Halili e cila arkivoi në formë digjitale material të periudhës përderisa Rilindja ishte ende funksionale. Pjesë e projektit është edhe dokumentari “N’Rilindje” i cili paraqet përvojat personale të ish-punonjësve të Rilindjes.

Ky arkiv nuk është arkivi zyrtar i Ndërmarrjes Shoqërore Rilindja. Arkivi i kësaj ndërmarrjeje me gjithë hallkat e veta dikur funksionale, nuk është trashëguar në ditët tona.(CHwB)

Ervina Halili “N’Rilindje” Read More »

Fitore Berisha – “Cohë”

Përgjatë një periudhe, përveç pikturës, Fitorja ka rritur interesim që praktikën e saj artistike ta zhvillojë tutje, duke e shtrirë shprehjën e saj artistike në mediume të ndryshme dhe duke eksperimentuar më shumë me artet aplikative. Së fundi, ajo nisi një rrugë të re të eksperimentimit artistik, duke u zhytur më thellë në metodën e përpunimit të leshit, në mënyrë që të krijojë një lidhje më të fortë me procesin dhe mundësitë e reja që ai ofron. (CHwB)

Fitore Berisha – “Cohë” Read More »

Urtina Hoxha – “Kush mytet kapet për shkume”

“Kush mytet kapet për shkume” është emri i dokumentarit të animuar nga Urtina Hoxha, projekt i cili u realizu në kuadër të edicionit të katërt të Heritage Space.

Animacioni shqyrton luftën si përvojë vetmitare. Në mes të bombave, një grua ka betejat e saj ditore për ushqim dhe mbijetesë. Ajo i ecë kryq-e-tërthor peisazhet e zbrazëta të qytetit të cilat po zhduken dita ditës me secilën bombë që po bie. (CHwB)

Urtina Hoxha – “Kush mytet kapet për shkume” Read More »

English