Critics

Tregoma Rrëfimin Tënd

Nga: Milot Gusia
Artistja e mirënjohur japoneze Chiharu Shiota në Hamamin e Madh realizoi ndërhyrjen artistike të saj me titull “Tell me your Story”, apo Tregoma rrëfimin tënd. Edhe sot në mungesë të njerëzve, kjo ndërtesë për Chiharu Shiotan paraqet “një lidhje në të cilën akoma ndihet dhe ekziston diçka”. Në objektin e Hamamit, artistja përmes veprës eksploron fijet që lidhin qeniet nëpër hapësirë dhe kohë.

Tregoma Rrëfimin Tënd Read More »

Ëndrrat e Hamletit

Nga: Milot Gusia
Pablo Pikaso e konsideronte teatrin si formën më të shkëlqyer të arteve, apo mënyrën më imediate në të cilën qeniet njerëzore shkëmbejnë ndjenjat humane. Dhe pikërisht kjo ishte mënyra si shkëmbeu me ne ndjenjat shfaqja ”Ëndrrat e Hamletit” me regji të Mentor Zymberajt dhe me tekst të Nina Mazur bazuar në veprën e Shekspirit -“Hamleti – Princi i Danimarkës”.

Ëndrrat e Hamletit Read More »

Abetare

Nga: Milot Gusia
Vizatimet e nxënësve janë një arkiv shumë i vlefshëm që ndihmon të kuptojmë botën e tyre dhe të zbulojmë vlerat e tyre të brendshme. Prandaj, vepra e Petrit Halilajt pikërisht duke u rrënjosur në historinë e tij personale por edhe të fëmijëve tjerë të sotëm arrin të shpërfaqë ditarin shpirtërorë të fëmijëve të rajonit.

Abetare Read More »

Takimi me Errësirën

Nga: Milot Gusia
Veprat e Irem Tok (lindur në Stamboll më 1982) përbëjnë një aventurë të ndalur në kohë në të cilën ajo shpalos tregimet e saj individuale. Përmes kësaj forme të kohës së ndalur nga ndikimet e kohërave të historisë njerëzore, artistja tenton të hulumtojë mundësitë e eksplorimit të një historie tjetër, ku njerëzit nuk janë më protagonist apo në qendër të saj.

Takimi me Errësirën Read More »

Astrit Ismaili – The First Flower

Nga: Milot Gusia
One of the key manifestos of the artist Astrit Ismaili is the criticism of the continuation of the binary functioning of contemporary society, which continues to reject the complexity of modern human and his nature which is in constant transition. While reflecting on all these states of transformation of the new bodies and their possibilities to change and evolve, artist Astrit Ismaili tries to find explanations through examples in botany, history and science.

Astrit Ismaili – The First Flower Read More »

A4 Print – Edi Hila

Nga: Milot Gusia
Ndjekja e së vërtetës artistike është parësore në veprat e artistit Edi Hila. E vërteta, e kuptuar si prezantim i realitetit të botës ashtu si është, është shumë më i rëndësishëm për artistin sesa çfarëdo nocioni i të “bukurës”. Për artistin Hila, e vërteta nuk mund të mohohet apo shmanget, madje edhe kur nuk është ajo që dëshirojmë ta dëgjojmë. Madje edhe kur ajo nuk është e “bukur” për sytë e audiencës. Dhe pikërisht është kjo e vërtetë e shprehur vizualisht, pa ndikimin e censurës apo hiperbolizimit, që shërben si dokument i një të kaluare. Ajo nuk ka nevojë për dekorimin.

A4 Print – Edi Hila Read More »

“You know me so well”

Nga: Milot Gusia
A po kthehet njeriu në një asamblazh kiboorganik? Mendjet tona po zgjerohen në pajisje të jashtme, telefon të mençur, pajisje të bartshme dhe sisteme AI. Ne gjithnjë e më shumë po interpretojmë botën përmes këtyre zgjatjeve protetike. Ekspozita “You know me so well” përdor forma të reja të shprehjes për të eksploruar identitete të reja fluide të simuluara të cilat përkundër natyrës së tyre virtuale, bëhen të dukshme dhe materializohen.

“You know me so well” Read More »

Dikotomia e njeriut – Fausti

Nga: Milot Gusia
Teatri, ky tempull arti që na magjeps duke kapërcyer kufijtë e kohës, na thirri përsëri për një vepër kolosale teatrore. Faustin. Këtu me shumë pasion dhe dashuri artistët na kthyen në strehën e teatrit për të na bërë të reflektojmë. Në mes të kësaj hapësire modeste ne për një copë kohe gjejmë çlirimin dhe arratisemi nga përditshmëria jonë. Shqetësimet tona zhduken ndërsa zhytemi në një histori rrëqethëse të një fabule që akoma shumë rezonon për ne.

Dikotomia e njeriut – Fausti Read More »

Never Say Never

Nga: Milot Gusia
Vepra “Never Say Never” e artistit Alban Muja, na përkujton një nga thëniet e mirënjohura të veprimtarit të shquar Adem Demaçi. Kjo vepër mund të konsiderohet si një nga anti-monumentet e para me një koncept bashkëkohorë në Kosovën e pasluftës.

Never Say Never Read More »

English