Ekspozitë: Synime

Monokrom

 Milot Gusia 

Shtator, 2021

Galeria Kombëtare e Tiranës dhe ajo e Kosovës bashkëpunuan për të hapur dyert një ekspozite të veçantë të kuruar nga dy kuratoret Adela Demetja (Shqipëri) dhe Ermirë Krasniqi (Kosovë), cilat për më shumë se një vit bashkëpunuan në realizimin e këtij projekti.

Ekspozita kishte për qëllim të sjellë në fokus artin e gruas shqiptare. Sfida për kuratoret ishte të përfaqësojnë të gjitha brezat e grave shqiptare në një shtrirje 70 vjeçare, dhe në një numër të konsiderueshëm prej 40 artistesh të gjeneratave dhe mediumeve të ndryshme të shprehjes artistike.

Në kuadër të ekspozitës, kuratoret u konsultuan edhe me fondin e Galerive të Tiranës dhe Kosovës dhe poashtu përfshirjen e artisteve që nuk jetojnë më duke u konsultuar me familjarët e tyre dhe duke mbledhur të dhëna rreth tyre.

Kuratoret fillimisht u dakorduan që mos të përcaktojnë konceptin kuratorial, pa u konsultuar me veprat e artisteve.

Duke u kuptuar tematika që dominonte nga krijimtaria e artisteve pjesëmarrëse të brezave të ndryshëm, kuratoret arritën të ndërtojnë katër koncepte kuratoriale, ato ishin: ‘Arkivat e trupit’, ‘Gramatika e kujtesës’, ‘Anakronizma të vullnetshëm’ dhe ‘Përmbledhje poetike’. Me anë të këtyre katër koncepteve u arrit si përfundim ndërtimi tematik i ekspozitës.

Gratë artiste veprat e të cilave pas Tiranës tashmë kanë pushtuar edhe muret e hapësirën së Galerisë Kombëtare, përfshijnë artistet e para të artit figurativ e deri tek emrat e njohur te ditëve të sotme si; Silva Agostini, Brigita Antoni, Alma Bakiaj, Lumturi Blloshmi, Lirije Buliqi, Liljana Çefa, Donika Çina, Flaka Haliti, Blerta Hoçia, Majlinda Hoxha, Shpresa Faqi, Fitore Isufi – Koja, Ledia Kostandini, Edona Kryeziu, Hyrije Krypa, Iva Lulashi, Diana Miziri, Silvi Naçi, Matilda Odobashi, Greta Pllana, Edit Pula, Nurhan Qehaja, Alketa Ramaj, Miradije Ramiqi, Anila Rubiku, Merita Selimi, Marina Sula, Eli Xoxa, Alije Vokshi, Alketa Xhafa Mripa, Rudina Xhaferi, Violeta Xhaferi, Sofia Zengo Papadhimitri, Androniqi Zengo Antoniu dhe Valbona Zherka.

Ekspozita “Synime” ka qëndruar e hapur deri më 30 qershor 2021, duke i dhenë mundësinë artdashësve të njihen më mirë me krijimtarinë e artisteve shqiptare.

About the author

Milot Gusia works as a professor and editor, as well as a critic in the local and international art scene. He has worked on a number of programs in the field of art and culture.

He completed his master's studies in Graphic Design at the University of Pristina, as well as his MBA studies at Staffordshire University, Great Britain.

KOMENTO

News

Nga: Milot Gusia
Vepra “Volume” e artistit Çibukçiu ngre një dialog të rëndësishëm rreth asaj se si shoqëria e jonë bashkëkohore ndërvepron me sistemet e konsumit dhe monitorimit. Me veprën e tij përveçse thekson ndikimin e këtij simboli në jetën tonë të përditshme, Çibukçiu poashtu na bën të reflektojmë rreth ndikimit më të thellë që konsumerizmi ka në identitetin tonë dhe lirinë tonë personale.

Nga: Milot Gusia
Artistja e mirënjohur japoneze Chiharu Shiota në Hamamin e Madh realizoi ndërhyrjen artistike të saj me titull “Tell me your Story”, apo Tregoma rrëfimin tënd. Edhe sot në mungesë të njerëzve, kjo ndërtesë për Chiharu Shiotan paraqet “një lidhje në të cilën akoma ndihet dhe ekziston diçka”. Në objektin e Hamamit, artistja përmes veprës eksploron fijet që lidhin qeniet nëpër hapësirë dhe kohë.

Nga: Milot Gusia
Vizatimet e nxënësve janë një arkiv shumë i vlefshëm që ndihmon të kuptojmë botën e tyre dhe të zbulojmë vlerat e tyre të brendshme. Prandaj, vepra e Petrit Halilajt pikërisht duke u rrënjosur në historinë e tij personale por edhe të fëmijëve tjerë të sotëm arrin të shpërfaqë ditarin shpirtërorë të fëmijëve të rajonit.

Nga: Milot Gusia
Veprat e Irem Tok (lindur në Stamboll më 1982) përbëjnë një aventurë të ndalur në kohë në të cilën ajo shpalos tregimet e saj individuale. Përmes kësaj forme të kohës së ndalur nga ndikimet e kohërave të historisë njerëzore, artistja tenton të hulumtojë mundësitë e eksplorimit të një historie tjetër, ku njerëzit nuk janë më protagonist apo në qendër të saj.

English