Emilio Vavarella

Monokrom

Monokrom

Emilio Vavarella është një artist dhe studiues veprat e cilit gërshetojnë artin interdisiplinor dhe hulumtimin teorik dhe janë të përqendruara rreth studimit të raportit në mes njeriut dhe fuqisë teknologjike. Veprat e tij eksplorojnë raportin në mes subjektives, kreativitetit johuman dhe fuqisë teknologjike. Ai është i frymëzuar nga historia e artit konceptual, kulturat digjitale dhe të rrjetëzimit, dhe praktikat me mediat e reja. Vavarella lëvizë me lehtësi në mes mediave të reja dhe të vjetra, dhe eksploaton gabimet teknike dhe efektet tjera të paparashikueshme për të shpalosur logjikën dhe strukturat e fshehura të fuqisë.

Ndër ngjarjet e rëndësishme që kanë përfshirë veprat e Vavarellas janë: MAXXI – Muzeu Kombëtar i Artit të Shek. XXI; KANAL – Qendra Pompidou; MAMbo – Muzeu i Artit Modern Bolonjë; Muzeu i Artit Kontemporan – Zagreb; Muzeu i Shkencave Natyrore Barcelonë, Qendra e Artit Kombëtar Tokio; Eyebeam Qendra e Artit dhe Teknologjisë dhe Muzeu i Artit Kontemporan Vojvodinë. Veprat e tij janë ekspozuar në festivale të filmit si: Toronto’s Images Festival; Torino Film Festival, dhe St. Louis International Film Festival, dhe shumë festivale ndërkombëtare të mediave, në mes tyre: EMAF – European Media Art Festival; JMAF – Japan Media Arts Festival; Stuttgarter Filmwinter – Festivali për mediat e zgjeruara; BVAM – Bienali i Arteve Mediale; dhe NYEAF – Festivali i Arteve Elektronike në Nju Jork.

Vavarella ka qenë i shpërblyer me çmime të shumta të artit. Veprat e tij janë të diskutuara rregullisht në revistat prestigjioze të artit, librat akademik dhe revistat me impakt faktorë të lartë. Libri i tij i botuar rishtas i publikuar nga Mousse, është i titulluar rs548049170_1_69869_TT.

Vavarella është aktualisht duke punuar në shkallën e Doktoratës për Film dhe Studime Vizuale dhe Praktikat Kritike në Media në Universitetin e Harvardit. Ai ka M.A. në Arte Vizuale dhe në Dizajn.

Do You Like Cyber? - A të Pëlqen Cyber?

Është një instalacion në një sajt specifik i realizuar në vitin 2017 i përbërë nga tre altoparlantë parametrik të fiksuar në duar lëvizëse robotike. Altoparlantët parametrik janë të ngjashëm me laserët pasi që përcjellin zërin në një drejtim të fokusuar – krahasuar me altoparlantët konvencional, të cilët përhapin zërin në të gjitha drejtimet. Gjithashtu, tek altoparlantët parametrik zëri reflektohet nga sipërfaqet e forta si muret, duke krijuar burime virtuale të zërit dhe duke bërë të vështirë detektimin e origjinës së zërit. Duke luajtur me idenë e mesazheve mashtruese, altoparlantët në Do You Like Ciber? Emetojnë një seri të audio mesazheve të shkurtra që janë përdorur nga uebsajtet robotike të njoftimit Ashley Madison, të cilat autori i ka marrë pasi që sajti është hakuar. Këto bote ishin programuar për të ndërvepruar me përdoruesit e ueb sajtit në bisedat online, duke i shtyrë ata të abonohen në shërbimet e sajtit. Përkundër faktit se këta robotë ishin dizajnuar për të kontaktuar vetëm meshkuj, ata nuk kishin funksionuar ashtu si ishin paraparë. Kjo vepër fokusohet në një seri të robotëve të padëgjueshëm të cilët, në mënyrë post-antropocentrike, treguan sjellje anarkike dhe të paparashikueshme, si bisedimin me njëri tjetrin pa ndonjë arsye të caktuar apo duke kontaktuar përdoruese femra edhe pse nuk ishin të programuar për një gjë të tillë.

Publiku do të përfshihet dhe mashtrohet nga lëvizjet ritmike të duarve robotike dhe simfonisë së fragmentuar të bisedave të thyera të cilat duke reflektuar nga njëra pjesë e hapësirës ekspozuese në tjetrën, transformojnë aktivitetin e rrjetëzuar në një përvojë shqisore.

About the author

Milot Gusia works as a professor and editor, as well as a critic in the local and international art scene. He has worked on a number of programs in the field of art and culture.

Ai ka përfunduar studimet master për Dizajn Grafik në Universitetin e Prishtinës, si dhe ka përfunduar studimet MBA në Universitetin e Staffordhire-it Britani e Madhe.

KOMENTO

News

Nga: Milot Gusia
Vepra “Volume” e artistit Çibukçiu ngre një dialog të rëndësishëm rreth asaj se si shoqëria e jonë bashkëkohore ndërvepron me sistemet e konsumit dhe monitorimit. Me veprën e tij përveçse thekson ndikimin e këtij simboli në jetën tonë të përditshme, Çibukçiu poashtu na bën të reflektojmë rreth ndikimit më të thellë që konsumerizmi ka në identitetin tonë dhe lirinë tonë personale.

Nga: Milot Gusia
Artistja e mirënjohur japoneze Chiharu Shiota në Hamamin e Madh realizoi ndërhyrjen artistike të saj me titull “Tell me your Story”, apo Tregoma rrëfimin tënd. Edhe sot në mungesë të njerëzve, kjo ndërtesë për Chiharu Shiotan paraqet “një lidhje në të cilën akoma ndihet dhe ekziston diçka”. Në objektin e Hamamit, artistja përmes veprës eksploron fijet që lidhin qeniet nëpër hapësirë dhe kohë.

Nga: Milot Gusia
Vizatimet e nxënësve janë një arkiv shumë i vlefshëm që ndihmon të kuptojmë botën e tyre dhe të zbulojmë vlerat e tyre të brendshme. Prandaj, vepra e Petrit Halilajt pikërisht duke u rrënjosur në historinë e tij personale por edhe të fëmijëve tjerë të sotëm arrin të shpërfaqë ditarin shpirtërorë të fëmijëve të rajonit.

Nga: Milot Gusia
Veprat e Irem Tok (lindur në Stamboll më 1982) përbëjnë një aventurë të ndalur në kohë në të cilën ajo shpalos tregimet e saj individuale. Përmes kësaj forme të kohës së ndalur nga ndikimet e kohërave të historisë njerëzore, artistja tenton të hulumtojë mundësitë e eksplorimit të një historie tjetër, ku njerëzit nuk janë më protagonist apo në qendër të saj.

English