Nga: Milot Gusia
Vepra “Volume” e artistit Çibukçiu ngre një dialog të rëndësishëm rreth asaj se si shoqëria e jonë bashkëkohore ndërvepron me sistemet e konsumit dhe monitorimit. Me veprën e tij përveçse thekson ndikimin e këtij simboli në jetën tonë të përditshme, Çibukçiu poashtu na bën të reflektojmë rreth ndikimit më të thellë që konsumerizmi ka në identitetin tonë dhe lirinë tonë personale.
Ekspozitë: Grayson Perry
Nga: Milot Gusia
Nga ekspozita e Grayson Perry në Galerinë Kombëtare
Në Galerinë e Arteve në Prishtinë, artdashësit patën rastin të përjetojnë veprat e njërit nga artistët e kalibrit të lartë ndërkombëtar – Grayson Perry-it. Ekspozita është e titulluar “Kotësia” dhe është e prezantuar përmes një serie tapicerish të cilat dhe janë mediumi i preferuar i artistit. Perry përdor në mënyrë të shkëlqyeshme këtë medium, i cili është tradicionalisht i lidhur me artizanatin popullor, duke i sjellë në jetë idetë e tij avantgarde përmes mediumit vernakular. Por, kush është Grayson Perry?
Grayson Perry është njëri nga artistët më të njohur kontemporan në Britani, i njohur për veprat e tij të larmishme të punuara nga materiale të ndryshme, si: qeramika, skulptura nga çeliku, vizatime, grafika dhe tapiceria. Me një sy të mprehtë për detajet dhe me një fokusim ndaj kulturës së popullarizuar dhe vernakulares, Perry gjithmonë i jep veprave të tij një dozë humori dhe reflektimi në të kaluarën dhe të tashmen e shoqërisë. Në veprat e tij, Perry prek tematika të ndryshme përmes praktikave shumëdimensionale ku përfshihet historia e shijes dhe klasave shoqërore në Britani, ikonografisë religjioze dhe folklorit, dhe prezantimin e aspekteve gjinore dhe seksualitetit.
Në mediumin e qeramikës, enët e dekoruara në veçanti shpërfaqin një larmi imazhesh që shtrihen nga ato shumë personale deri tek ato politike, me subjekte që përfshijnë familjen, botën e artit, storiet e ndryshme biblike, familjen mbretërore Angleze, dhe imazhe nga lufta dhe fantazia seksuale.
Alter egoja feminine e Perry-it, Claire – e përshkruar nga artisti si “Shtylla e inspirimit tim kreativ” – shfaqet përmes praktikave të tij si një motiv vizual i kohëpaskohshëm. Si pjesëtar i gjeneratës së YBA-së (Young British Artists), ai ka skalitur një karrierë të veçantë që dallohet nga bashkëkohanikët e tij, duke një qasje më joshëse ndaj estetikës e cila mjegullon ndarjen në mes të artit avant gard dhe kulturës së popullarizuar.
Perry ka mbajtur ekspozitën e tij të parë personale në Angli në vitin 1984 dhe ka ekspozuar veprat e tij në skenën ndërkombëtare nga viti 1990. Ai ka fituar çmimin prestigjioz Turner Prize në vitin 2003.
About the author
Milot Gusia works as a professor and editor, as well as a critic in the local and international art scene. He has worked on a number of programs in the field of art and culture.
Ai ka përfunduar studimet master për Dizajn Grafik në Universitetin e Prishtinës, si dhe ka përfunduar studimet MBA në Universitetin e Staffordhire-it Britani e Madhe.
KOMENTO
News
Nga: Milot Gusia
Artistja e mirënjohur japoneze Chiharu Shiota në Hamamin e Madh realizoi ndërhyrjen artistike të saj me titull “Tell me your Story”, apo Tregoma rrëfimin tënd. Edhe sot në mungesë të njerëzve, kjo ndërtesë për Chiharu Shiotan paraqet “një lidhje në të cilën akoma ndihet dhe ekziston diçka”. Në objektin e Hamamit, artistja përmes veprës eksploron fijet që lidhin qeniet nëpër hapësirë dhe kohë.
Nga: Milot Gusia
Vizatimet e nxënësve janë një arkiv shumë i vlefshëm që ndihmon të kuptojmë botën e tyre dhe të zbulojmë vlerat e tyre të brendshme. Prandaj, vepra e Petrit Halilajt pikërisht duke u rrënjosur në historinë e tij personale por edhe të fëmijëve tjerë të sotëm arrin të shpërfaqë ditarin shpirtërorë të fëmijëve të rajonit.
Nga: Milot Gusia
Veprat e Irem Tok (lindur në Stamboll më 1982) përbëjnë një aventurë të ndalur në kohë në të cilën ajo shpalos tregimet e saj individuale. Përmes kësaj forme të kohës së ndalur nga ndikimet e kohërave të historisë njerëzore, artistja tenton të hulumtojë mundësitë e eksplorimit të një historie tjetër, ku njerëzit nuk janë më protagonist apo në qendër të saj.