Kritikë

Monokrom

Motrat Tona

Nga: Milot Gusia
Artistja multidisiplinare Saranda Sadikaj i takon një brezi të ri krijuesish të cilët duke përdorur mediume të reja dhe origjinale të shprehjes po arrijnë me sukses të ngritin çështje të preokupimit në Kosovën e pasluftës, si ndikimin akoma të theksuar të traditës patriarkale dhe femicidit.
Duke ndërthurur poezinë slam me artin e performancës, kompozimit, koreografisë dhe aktrimit artistja Sadikaj gradualisht po zgjeron raportuarin e shprehjes krijuese.

Motrat Tona Read More »

Analizë: Lumturi Blloshmi. Nga e Para

Nga: Milot Gusia
Në Galerinë Kombëtare të Kosovës pata rastin të vizitoj ekspozitën me titull “Lumturi Blloshmi. Nga e Para” mbarështuar në formë të shkëlqyer nga kuratorja Adela Demetja.

Ekspozita me titull “Lumturi Blloshmi. Nga e para” na shpalos qenësinë e shpirtit rebel të artistes së mirënjohur shqiptare, e cila ka tejkaluar barrierat e shumta të kohës dhe ka arritur duke u përqasur të krijoj një opus të pasur mbi pesëdhjetëvjeçar krijues.

Analizë: Lumturi Blloshmi. Nga e Para Read More »

Ngadhënjimi i Empatisë

Nga Milot Gusia
Artistja Iskra Blagoeva, anëtare e Institutit të Artit Bashkëkohor në Sofje, në kuadër të projektit “Vetëshpjegimi – Ngadhënjim i empatisë” (Self-splaining – a Triumph of Empathy) të organizuar në Galerinë e Fakultetit të Arteve të Universitetit të Prishtinës, prezantoi veprën e saj në formë të objektit nga argjendi dhe zirkoni me titull: “I want to know what love is, I want you to show me” (Dua të di se çfarë është dashuria, dua të më tregosh”).

Ngadhënjimi i Empatisë Read More »

Faktori Kitsch: Ndërmjet Autenticitetit dhe Komoditetit në Ballkan

Nga Ajhan Bajmaku
Nëse i referohemi tendencave që i nevojiten një shoqërie për tu zhvilluar në aspektin sociologjik, shohim se në Kosovë janë prezentë të gjitha rrethanat “optimale” për “mikpritjen” e dukurisë së Kitsch-it. Mungesa e edukimit ndër breza dhe periudha e bashkëveprimit spontan të tranzicionit, kanë luajtur një rol të rëndësishëm në përhapjen e Kitsch-it në Kosovë.

Faktori Kitsch: Ndërmjet Autenticitetit dhe Komoditetit në Ballkan Read More »

Kritikë: “Pastaj gjeta ca Meteoritë në dhomën time”

Nga: Milot Gusia
Në Galerinë Kombëtare të Kosovës, vizitorët patën rastin të përjetojnë projektin multimedial “Pastaj gjeta ca Meteoritë në dhomën time” (Tiranë, Mars 2018), ku artisti Driant Zeneli tenton ti përgjigjet pyetjes së balancimit të realiteti të mundshmes me atë të imagjinares dhe lëvizjen e kufijve të limiteve tona të imagjinatës.

Kritikë: “Pastaj gjeta ca Meteoritë në dhomën time” Read More »

Kritikë: Japonia

Nga: Milot Gusia
Japonia është njëra nga video veprat e hershme Kojës (Fitore Isufit). Flamuri, i cili valëvitet në qetësi nën një melodi pothuaj hipnotike të Leonard Cohenit (Hallelujah), shpërfaq traditën vendore të harruar në pjesët urbane, megjithëse, akoma ekzistuese në pjesët rurale të Kosovës.

Kritikë: Japonia Read More »

Albanian