Milot Gusia

Milot Gusia punon si profesor dhe redaktor, si dhe kritik në skenën e artit vendor dhe ndërkombëtar. Ai ka punuar në një numër programesh në fushën e artit dhe kulturës. Ka përfunduar studimet master për Dizajn Grafik në Universitetin e Prishtinës, si dhe ka përfunduar studimet MBA në Universitetin e Staffordhire-it Britani e Madhe.

Art Galeria DADA

Galeria e Arteve Dada është një galeri në pronësi private, e themeluar në vitin 2016. Qëllimi ynë është të shfaqim artistët kosovarë dhe të promovojmë punën e tyre si për auditorin kosovar ashtu edhe për atë ndërkombëtar, përmes organizimit të ekspozitave ose shikimeve private.

Art Galeria DADA Read More »

Galeria LambdaLambdaLambda

LambdaLambda është galeria e parë ndërkombëtare për artin bashkëkohor në Prishtinë që u hap në fillim të vitit 2015. Qëllimi i saj është t’u ofrojë artistëve dhe auditorit një mjedis intim dhe joformal të favorshëm për eksperimente, diskutime dhe mësime, veçanërisht duke sjellë së bashku artistë ndërkombëtarë dhe vendor.

Galeria LambdaLambdaLambda Read More »

Galeria Motrat

Motrat është projekti i dytë i implementuar nga FRABAAC në bashkëpunim me Trembelat. Projekti ka për qëllim krijimin e një hapësire të re për artistët e rinj dhe për artet në përgjithësi. Hapësira do të fokusohet në organizimin e ekspozitave personale (kryesisht individuale) të artistëve të rinj.

Galeria Motrat Read More »

Albanian