Milot Gusia

Milot Gusia punon si profesor dhe redaktor, si dhe kritik në skenën e artit vendor dhe ndërkombëtar. Ai ka punuar në një numër programesh në fushën e artit dhe kulturës. Ka përfunduar studimet master për Dizajn Grafik në Universitetin e Prishtinës, si dhe ka përfunduar studimet MBA në Universitetin e Staffordhire-it Britani e Madhe.

Arbërore Sylaj “Tyrbja e Çikave”

“Tyrbja e Çikave” film i shkurtë nga Arbërore Lola Sylaj pjesë e edicionit të katërt të Heritage Space.

Thuhet se zanat e pyllit dalin për të mbrojtur, duke sulmuar këdo që vepron për të keq. Ngjashmëria e këtij tregimi të njohur gjendet edhe tek tregimi për “Tyrben e çikave”. Video shtjellon edhe ngjashmëritë me mite dhe rituale të tjera shqiptare. Kjo video ka gjetë inspirim nga intervistat e kryera me familjen Bejtullahu në Gjakovë, të cilët janë kujdesur për këtë Tyrbe.(CHwB)

Arbërore Sylaj “Tyrbja e Çikave” Read More »

Ervina Halili “N’Rilindje”

“Arkivi Rilindja” është projekt nga Ervina Halili e cila arkivoi në formë digjitale material të periudhës përderisa Rilindja ishte ende funksionale. Pjesë e projektit është edhe dokumentari “N’Rilindje” i cili paraqet përvojat personale të ish-punonjësve të Rilindjes.

Ky arkiv nuk është arkivi zyrtar i Ndërmarrjes Shoqërore Rilindja. Arkivi i kësaj ndërmarrjeje me gjithë hallkat e veta dikur funksionale, nuk është trashëguar në ditët tona.(CHwB)

Ervina Halili “N’Rilindje” Read More »

Fitore Berisha – “Cohë”

Përgjatë një periudhe, përveç pikturës, Fitorja ka rritur interesim që praktikën e saj artistike ta zhvillojë tutje, duke e shtrirë shprehjën e saj artistike në mediume të ndryshme dhe duke eksperimentuar më shumë me artet aplikative. Së fundi, ajo nisi një rrugë të re të eksperimentimit artistik, duke u zhytur më thellë në metodën e përpunimit të leshit, në mënyrë që të krijojë një lidhje më të fortë me procesin dhe mundësitë e reja që ai ofron. (CHwB)

Fitore Berisha – “Cohë” Read More »

Urtina Hoxha – “Kush mytet kapet për shkume”

“Kush mytet kapet për shkume” është emri i dokumentarit të animuar nga Urtina Hoxha, projekt i cili u realizu në kuadër të edicionit të katërt të Heritage Space.

Animacioni shqyrton luftën si përvojë vetmitare. Në mes të bombave, një grua ka betejat e saj ditore për ushqim dhe mbijetesë. Ajo i ecë kryq-e-tërthor peisazhet e zbrazëta të qytetit të cilat po zhduken dita ditës me secilën bombë që po bie. (CHwB)

Urtina Hoxha – “Kush mytet kapet për shkume” Read More »

Bazament Art Space

Bazament është një hapësirë kushtuar artit bashkëkohor. Fokusi kryesor i saj është krijimi i një skene të pavarur dhe të qëndrueshme të artit bashkëkohor, duke ofruar një hapësirë të re ekspozuese ku mund të shfaqen diskurse dhe narrativa të artit bashkëkohor shqiptar, në raport të ngushtë me skenën e artit bashkëkohor ndërkombëtar.

Bazament Art Space Read More »

Zeta Galeri

ZETA, është Qendër për Artin Bashkëkohor, një hapësirë ekspozuese, jo fitimprurëse, e themeluar në vitin 2007, nga Valentina Koça. Me një sipërfaqe prej 150 metrash katrorë. ZETA funksionon si një vend i pavarur kulturor për qasjet multidisiplinare në artet pamore, duke përfshirë pikturën, skulpturën, fotografinë, videon, instalimin , tingujt dhe performancën.

Zeta Galeri Read More »

Galeria e Arteve e Shkodrës

Galeria e Arteve është institucion i Bashkisë se Shkodrës. Ajo ka për mision mbledhjen, konservimin dhe ekspozimin e veprave te artit pamor me vlera serioze profesionale si dhe promovimin e krijimtarisë së artistëve. Për këtë qëllim shërbejnë dy salla që alternojnë me periudha të ndryshme ekspozimin e koleksionit të galerisë me aktivitete individuale apo grupe artistësh.

Galeria e Arteve e Shkodrës Read More »

Albanian