Alban Muja

MonokroM

Alban Muja

Monokrom

Alban Muja (i lindur më 1980 në Mitrovicë) është një artist vizual nga Kosova. Ai ka përfunduar BA dhe MA në Akademinë e Arteve në Prishtinë.

Veprat e tij përfshijnë një gamë të gjerë mediumesh duke përfshirë instalacionin, filmin e shkurtër, filmin dokumentar, vizatimin, pikturën, fotografinë, dhe performancën. Veprat e tij janë ekspozuar gjerësisht në ekspozita të shumta kolektive dhe personale duke përfshirë Muzeun e Artit Bashkëkohor në Shkup, Meetfactory, në Pragë; Muzeun e Artit Kumu, në Talin të Estonisë; Muzeun e Artit Guandong, Kinë; Forum Stadpark, Graz Austri; Galerinë James, Nju Jork; Muzeun e Arteve të Bukura, Split; Trieste Contemporanea, Itali; Muzeun e Artit Modern dhe Kontemporan të Rjekës, Kroaci; Galerinë Kombëtare të Artit Zacheta, Varshavë, Poloni; Forumin Kulturor Austriak, Nju Jork; Galerinë Shkuc në Lubjanë, Slloveni; Galerinë Kombëtare të Kosovës; Galerinë Myymala2, Muchares/Los Anxheles; Muzeun Ludwig, Budapest; Galerinë Gagosian Beverli Hils; Bienalen Mardin, Turqi; Staatliche Kunsthalle Baden-Baden, Gjermani; Bienalen e dytë të Artit Kontemporan në strehimoren atomike në Konjic, Bosne dhe Hercegovinë; Bienalen e 28-të grafike, Slloveni; Galerinë Kombëtare Sllovake; Muzeun e Artit Kontemporan, Vojvodinë; Berlinare ’60; Galerinë Mestna, Lubjanë, Slloveni; Galerinë Vitrinë, Londër; NGBK, Berlin; Brot Kunsthalle, Vjenë; Muzeun e Artit të Goteborgut; Bienalen Cetinje, Mal i Zi; Galerinë Nova, Zagreb, Kroaci, etj.

Ai ka përcjellë rezidenca të ndryshme dhe ka pranuar një numër bursash, në mes të cilave ‘Cite Internationale des Arts’, Paris; Rezidencën ‘ Q21’, Museum Quarier, Vjenë, Artist-in-residence në Qendrën Tobacna / Muzeu i Qytetit, Lubjanë, Slloveni, ‘Backyard International Artist Residency’, Kuda-Center for New Media”Novi Sad, Serbi; ‘Young visual art award në Rezidencën ISCP’, Nju Jork; Rezidencën ‘ARTSLINK’ Nju Jork, Rezidencën International Artist and Writer, Santa Fe Art Institute, SHBA; Rezidencën ‘KulturKontakt’, Vjenë; ‘Apartment Project’ Stamboll; Rezidencën e Artistit, ‘Braziers Park’, OxfordShire, Angli.

Nga: Milot Gusia

Deklarata e Artistit

I Ndikuar në rend të parë nga procesi i transformimit social, politik dhe ekonomik në regjionin e gjerë përreth, ai hulumton motivet historike dhe socio-politike dhe i ndërlidh ato me pozitën e tij sot në Kosovë.

Family Album

Besa

2019 Video / 6.50 min

Besim & Jehona

2019 Video / 14 min

Agim

2019 Video / 7.15 min

Veprat e Mujës, të cilat marrin formën e video Instalcioneve, filmave të shkurtër dhe dokumentarëve, vizatimeve, pikturës dhe performancës, janë gjerësisht të ndikuara nga proceset e transformimit social, politik dhe ekonomik të vendit të tij të lindjes Kosovës dhe përgjatë regjionit të gjerë Ballkanik. Përmes praktikave të tij, ai hulumton motivet historike dhe socio-politike, dhe i ndërlidh ato me pozitën e tij në Kosovë sot.

Për Pavijonin e Kosovës, Muja do të prezantojnë një video instalacion të ri që gërmon thellë në memorien personale dhe kolektive të Luftës së Kosovës (1998-1999) dhe heton rolin që imazhet dhe mediat kanë në konstruktimindhe formësimin e narracionit, identitetit dhe historisë, sidomos në kohëra të konflikteve.

Ky vit shënon 20 vjetorin e përfundimit të konfliktit të armatosur në Kosovë, luftën e fundit që është bërë në tokën e Evropës në shekullin e njëzetë dhe në shtetin më të ri të këtij kontinenti, i cili pa 90% të popullatës së vet të zhvendosur gjatë konfliktit. Si pikënisje të projektit të Mujës shtrihet një përzgjedhje fotografish të fëmijëve refugjat të marra gjatë luftës, imazhe që ishin publikuar në gazetat dhe në lajmet përgjatë vendeve të ndryshme në botë, dhe të cilat janë bërë sinonim i luftës, emblmatik të kaosit, traumave dhe dhembjes të komunikuar publikut nga mediat globale. Njëzet vite më vonë, Muja zhurmon individët, tani të rritur, të kapluar në këto imazhe për të gërmuar në mënyrën në të cilën imazhet veprojnë si bartës të memories personale dhe si ato ndihmuan në formësimin e stories më të gjerë politike dhe mediatike përtej kontrollit të subjekteve të prezantuara në imazhe.

Duke marrë parasysh se dy dekada më vonë, bota përballet me pikat e reja të konfliktit dhe krizën akute të refugjatëve, përvojat dhe realitetet e të cilëve janë pjesë të proliferimit dhe përhapjes së imazheve dokumentare shoqëruese, projekti i Mujës për Pavijonin e Kosovës hap një fushë më të gjerë të reflektimit rreth raportit në mes të estetikës dhe politikës, dhe në mes të subjektit dhe narratorit.

 

Teksti nga Vincent Honore

Besa

Besimi Jehona

Agimi

Video

Legendary Dog – Qeni Legjendar

2014 Video

14.30 min

‘Qeni legjendar’ flet për një fragment nga jeta e Ulay, një artisti të famshëm konceptual. Në fakt, filmi ka të bëjë me një udhëtim që ai dhe artistja e tij e njohur Marina Abramovic e kryen në Kosovë në vitin 1977. Udhëtimi i tyre kurorëzohet me një shfaqje e cila zhvillohet brenda kufijve të hekurt midis ish -Jugosllavisë (Kosovës) dhe diktaturës socialiste të Shqipërisë, me lëvizjet mes dy shteteve të bëra të pamundura, apo lëvizja e të njëjtit popull – atij shqiptar që jetojnë në dy shtete të ndryshme. Por vizita që ai dhe parterja e tij e bëjnë nuk përfundon me një shfaqje të vetme nga Ulay – e quajtur Quakovich eksploron Shqipërinë – ata gjithashtu marrin një anëtar të ri të familjes, Alban. Raca unike e qenit të Kosovës, qeni i Sharrit (i njohur si pastori ilir)- i cili në atë kohë konsiderohej si vlera kombëtare – kalon 14 vjet me çiftin e famshëm të artit konceptual, duke përfshirë pesë vjet në furgonin e tyre të famshëm, i cili tani është kthyer në një vepër arti. Ulay, Marina Abramovic dhe Alba jetojnë në mënyrë të përkryer së bashku, por në një moment në kohë, jeta i ndan ata në drejtime të ndryshme.

Alban Muja

Perkthimi: Milot Gusia

Vizatime

Window seat

2007

“Ulësja pranë dritareve” është një sekuencë e vizatimeve të krijuara nga Alban Muja gjatë fluturimeve të tij vitin e kaluar në SHBA.

“Përshtypja ime e parë për SHBA-të më bëri 10 mijë metra mbi tokë ndërsa i afrohesha Kontinentit, ishte si të shikoja një vepër artistike.”

I ulur pranë dritares, Alban Muja po shikonte kryqëzimet e vijave të çuditshme, herë të drejta, ndërsa herë të thyera, edhe pse si të pikturuara nga dora e një fëmije. Një vijë e trashë në horizont po frenonte detin nga toka dhe, në të njëjtën kohë, dritën nga errësira. Dukej si gara mes ujit dhe tokës, duke synuar të zinte sa më shumë hapësirë. Ndonjëherë toka futet në det ose krijon një rresht ishujsh, ndërsa nganjëherë deti futet larg në brendësi, shpesh duke u konvergjuar me linjat e lakuara të lumenjve që rridhnin nga buza e horizontit krejtësisht të errët. Albani kishte pranë një stilolaps dhe pak fletë letre; prandaj ai filloi të bënte skica të këtyre kompozimeve. Më vonë, kur aeroplani po fluturonte mbi zonat urbane, ai vuri re para tij shumë forma gjeometrike të një bote urbane, të cilat, të gjitha veç e veç, synonin të rregulloheshin, edhe pse krejt ato kishin krijuar një përbërje abstrakte.

“Herë pas here po shihja forma të abstraksionit ekspresiv, ndërsa herë pas here ato të një abstraksioni gjeometrik”. Në të dy rastet, vërshimet e krijimit po përplaseshin – ato të Natyrës (ose Zotit, nëse preferoni), ose ato të Njeriut. “Prandaj, gjatë çdo udhëtimi tjetër nga Lindja në Bregun Perëndimor, ose anasjelltas, unë isha gjithmonë duke kërkuar për të marrë një vend pranë dritares – ‘Windows Seat’. Dhe, unë vazhdoj të mbush fletët e mia me vizatime të Amerikës, nga lart ”.

Alban Muja

Perkthimi: Milot Gusia

Performancë

Meat Shop – Dyqani i Mishit

2005

“Vepra e Alban Mujës, e titulluar “dyqani i mishit”, filloi nga një zhvendosje e kontekstit të një aksioni të përditshëm, si blerja e mishit. Aksioni konsiston në fakt në ftesën e një kasapi për të lëvizur aktivitetin e tij në trotuarin para Galerisë Kombëtare. Ky lloj veprimi tregon sesi artisti e sheh shoqërinë, një shikim “tjetër” jashtë sistemit të njëjtë social dhe për këtë arsye i thellë dhe i kujdesshëm në kapjen e një detaji të vogël, i cili transformon një situatë të vogël në manifestimin e një problemi global. Muja e vendos këtë theks në pothuajse të gjithë prodhimin e tij artistik si në “Muzeun e Historisë Bashkëkohore”, ku një fotografi e thjeshtë e peizazhit bëhet, me ndërhyrjen e artistit, një dokument mbi historinë e tanishme dhe të kaluar të Kosovës, ose si në “Lironi mendjen tuaj” ku duke shqiptuar të gjithë emrat e personazheve të botës së artit, ai ndërton një urë midis kujtesës së tij, informacioneve të tij dhe të gjitha gjërave që “fuqia” e botës së artit i promovon dhe përcakton si art.

Në dyqanin e mishit, vepra e menduar me qëllim si hapësirë proteste, artisti ngre në vepër arti një moment të jetës së përditshme (procesin e blerjes së mishit), duke përfshirë institucionin artistik (Galerinë Kombëtare) dhe fuqinë politike. Në fakt, tre ditë para zgjedhjeve politike që, si në traditën më të mirë (ose më të keqen), të ndërtojnë një fasadë të dobishme për të demonstruar të gjitha gjërat e mira që janë bërë ose po bëhen, në mënyrë për të bindur njerëzit që të mos e ndërpresin këtë proces. Alban Muja tregon fasadën e fshehur, që askush nuk dëshiron ta tregojë, mishin e ngordhur, gati për t’u konsumuar, por para së gjithash, veprimin e përbashkët të një personi të zakonshëm, për atë lloj personi për të cilin flasin të gjithë, por askush nuk interesohet vërtet për te, përveç në momentin e votimit. Në vend të kësaj, arti i Alban Mujës sjell në plan të parë, pikërisht këtë moment të zakonshëm dhe “të varfër” duke i dhënë atij një vend shumë të rëndësishëm në jetën kulturore, duke e ngritur atë në problemin global.

Hepeningu do të jetë, tre ditë para zgjedhjeve politike, e cila ndërton një fasadë të dobishme për të demonstruar të gjitha gjërat e mira që janë bërë, me qëllim të bindjes së njerëzve që mos të ndërpresin procesin e votimit. Alban Muja tregon fasadën e fshehur, atë që askush nuk dëshiron të tregojë, një mish të vdekur, të gatshëm për tu konsumuar, një person për të cilin askujt nuk i intereson, përveç në momentin e votimit.”

 

Teksti nga: Stefano Romano

Perkthimi: Milot Gusia

Video

Free Your Mind

2004 Video

9.45 min

“Një nga projektet e mia të para është një video e titulluar Free your mind. Videoja e Marina Abramoviç ishte pika ime fillestare dhe më dha idenë për punën time. Sidoqoftë, nuk isha shumë i kënaqur me formën e parë të idesë, prandaj, vazhdimisht përpiqesha të gjeja një mënyrë për të dalluar punën time nga ajo e Marinës. Çfarë duhet të bëjë një artist për të respektuar burimin e frymëzimit të tij, punën e një kolegu të famshëm që ka bërë emër, dhe në të njëjtën kohë, të distancohet nga ajo punë dhe ai emër dhe të bëhet vetvetja? Për një moment, unë mendova se si mund ta çliroja veten, jo nga ndikimi, por nga tortura e përpjekjes për të gjetur veten në veprën e një artisti tjetër, nëse përsërisja me zë të lartë emrin e famshëm derisa të humbte kuptimin. Pastaj, kuptova se kjo është një mënyrë për t’u çliruar nga çdo emër dhe ndikim. Fillova të thërras spontanisht emrat e artistëve që më erdhën në mendje dhe që më kanë ndikuar në një mënyrë ose në një tjetër. Ndjeva se po bëja një lloj ekzorcizmi. Në një farë mënyre, unë po i respektoja ata emra, por në të njëjtën kohë, po çlirohesha nga një peshë, nga gjithçka që kisha grumbulluar në mendjen time në formën e preferencave dhe ndikimeve, duke i hequr ato nga unë dhe duke i konvertuar ato në tinguj bosh, të cilët njëri pas tjetrit, humbën në kohë dhe hapësirë …”

Alban Muja

Perkthimi: Milot Gusia

Fotografi

“Museum of Contemporary History” – Muzeu i Artit Kontemporan

2004 Fotografi

100 x 70 cm

“Unë kam lindur në qytetin në të cilin urat kanë një funksion të ndryshëm; në vend që të lidhin, ato ndajnë.

Unë kam lindur në qytetin ku këto ura ndajnë dy komunitete që janë krejtësisht të ndryshme nga njëra -tjetra – serbët në veri dhe shqiptarët në jug – të dy me pikëpamje të ndryshme.

Unë kam lindur në qytetin e identifikuar nga ura “Ibër”.

Unë kam lindur pranë urës e cila është defakto një Muze, një Muze i Historisë Moderne, edhe pse dejure nuk është kështu.

Unë kam lindur pranë lumit “Ibër”

Unë kam lindur në Mitrovicë.”

Alban Muja

Video

Palestina

2005 Video

6.45 min

Palestina është një vajzë shqiptare. Emri i saj mund të tingëllojë i çuditshëm dhe i pazakontë, por emri i saj është Palestina. Emri ka qenë emocionues për të që kur kuptoi historinë e vërtetë të tij. Sidoqoftë, ajo ndihet krenare për emrin e saj dhe historinë se si e mori atë emër. Palestina vetë e tregon këtë histori në video. Nëna e saj, në kohën kur ajo po priste një fëmijë, u mahnit nga një tragjedi që po ndodhte në Palestinë. Ushtarët izraelitë vranë një të ri palestinez para të dashurës së tij. I trishtuar për shkak të vrasjes mizore të të dashurit të saj, vajza e re palestineze, hipi në makinën e saj, e mbushi atë me eksploziv dhe u përplas në një kolonë ushtarësh izraelitë, duke vrarë 20 ushtarë. Ngjarja ndodhi në vitin 1982, javë para se të lindte një vajzë kosovare, e quajtur më vonë pas “Palestinë”. Nëna e saj, e habitur nga lajmet tragjike që vinin nga Palestina, vendosi menjëherë që nëse foshnja që do të lindte të jetë një vajzë, ajo do të quhej Palestinë. Burri i saj dhe e gjithë familja ishin ashpër kundër këtij emri të pazakontë, por ajo u vendos dhe nuk ju dha presioneve. Në video, Palestina vetë tregon se si e kuptoi realitetin e historisë së emrit të saj: ”Përmes kësaj video unë doja të prezantoja rëndësinë e interpretimit dhe ndikimit të lajmeve në shoqërinë globale, përfshirë lajmet që trajtojnë ngjarje tragjike dhe të tmerrshme që shkaktojnë reagime ekstreme pasi edhe sot nuk është aq e lehtë të dallosh kufirin midis heroizmit dhe çmendurisë

Alban Muja

KOMENTO
Albanian