Kontakti
monokromexpress@gmail.com
Galeritë aktuale
Bazament është një hapësirë kushtuar artit bashkëkohor. Fokusi kryesor i saj është krijimi i një skene të pavarur dhe të qëndrueshme të artit bashkëkohor, duke ofruar një hapësirë të re ekspozuese ku mund të shfaqen diskurse dhe narrativa të artit bashkëkohor shqiptar, në raport të ngushtë me skenën e artit bashkëkohor ndërkombëtar.
TULLA është një qendër kulturore e dedikuar aktiviteteve edukative: menaxhimit të artit, kritikave sociale dhe artistike, kuratorisë, seminareve, tryezave të rrumbullakëta dhe ngjarjeve të tjera kulturore në të gjitha fushat e artit.
ZETA, është Qendër për Artin Bashkëkohor, një hapësirë ekspozuese, jo fitimprurëse, e themeluar në vitin 2007, nga Valentina Koça. Me një sipërfaqe prej 150 metrash katrorë. ZETA funksionon si një vend i pavarur kulturor për qasjet multidisiplinare në artet pamore, duke përfshirë pikturën, skulpturën, fotografinë, videon, instalimin , tingujt dhe performancën.
LambdaLambda është galeria e parë ndërkombëtare për artin bashkëkohor në Prishtinë që u hap në fillim të vitit 2015. Qëllimi i saj është t'u ofrojë artistëve dhe auditorit një mjedis intim dhe joformal të favorshëm për eksperimente, diskutime dhe mësime, veçanërisht duke sjellë së bashku artistë ndërkombëtarë dhe vendor.
SHTATËMBËDHJETË (17) është organizatë joqeveritare e themeluar në Prishtinë, Kosovë në vitin 2018. SHTATËMBËDHJETË fillimisht nisi si duo bashkëpunuese me qëllim të krijimit të veprave artistike vizuale dhe intelektuale të cilat eksplorojnë perspektivat psikologjike dhe sociale nëpërmjet Video – Artit Eksperimental.
ARMATA është hapësirë publike në Prishtinë, Kosovë, që promovon kulturë alternative dhe dialog shoqëror.
Termokiss është qendër e drejtuar nga komuniteti në Prishtinë me mision këmbimin urban dhe civil, reflektimin dhe ndryshimin. Pas rivitalizimit të një objekti industrial të braktisur, qendra "Termokiss" është aktive me një shumëllojshmëri ngjarjesh, të cilat parimisht janë jo-fitimprurëse dhe edukative.
Galeria e Fakultetit të Arteve gjindet në kuadër të Fakultetit të Arteve të Universitetit Hasan Prishtina dehe ka një hapësirë të konsiderueshme ekspozuese. Në këtë galeri artdashësit kanë mundësinë të takojnë veprat e artistëve student të Fakultetit të Arteve.
Galeria Kombëtare e Kosovës është themeluar në vitin 1979, si një domosdoshmëri pasi themelimit të Akademisë së Arteve në vitin 1973. Që nga themelimi i galerisë, kanë dalë artistë të shumtë nga Fakulteti i Artit në Universitetin e Prishtinës. Ata kanë diplomuar në fusha të ndryshme të artit si në pikturë, skulpturë, dizajn grafik, grafikë dhe arte të aplikuara.
ekspozita
Video Podkast
Artist Talk - Vështrime rreth ekspozitës "Më i mirë ish varri sesa mos me ditë” organizuar nga Fondi për të Drejtën Humanitare, si pjesë e projektit të përbashkët me KOSOVO 2.0 dhe e sjellë në jetë nga artisti Driton Selmani nën kurimin e Blerta Hoçisë, një artiste të shquar nga Shqipëria e cila jeton dhe vepron në Prishtinë.
Artist Talk: Milot Gusia - vështrime rreth ekspozitës “Reflection” të artistit Zharko Basheski. Fokusi i krijimtarisë skulpturore të artistit Basheski është i kthyer drejt njeriut, prandaj theksohet interesimi i tij në qasjen hiperrealiste të formësimit konceptual të veprave, të cilat në projektimet teorike tejkalojnë hiperrealizmin, dhe flasin rreth jetës dhe botës në të cilën jetojmë.
Renea Begolli (1998) është artiste vizuale me seli në Prishtinë, Kosovë. Puna e saj bazohet në kujtime dhe përvoja të jetës së përditshme dhe ëndrrave. Për më tepër me artin e saj ajo reflekton dhe bën pyetje mbi izolimin dhe mungesën e lirisë së lëvizjes në hapësirën mendore dhe fizike të krijuar nga problemet politike dhe shoqërore të të qenurit qytetar i Kosovës. Idetë e saj shprehen kryesisht përmes pikturave, vizatimeve, instalimeve dhe video artit.