Sislej Xhafa
MonokroM
Sislej Xhafa
Sislej Xhafa është artist i mirënjohur vizual i lindur më 1970 në Pejë. Ai jeton dhe punon në Nju Jork.
Xhafa është i njohur për hetimin e tij artistik të realiteteve shoqërore, ekonomike dhe politike që ndërlidhen me kompleksitetin e shoqërisë moderne. Hetimet e tij, për shembull, në fenomenet e turizmit ose ilegalitetit të detyruar përdorin një gjuhë minimale dhe në të njëjtën kohë ironike dhe subversive, duke praktikuar një gamë të gjerë mediumesh, nga skulptura tek vizatimi, si dhe nga performanca deri tek fotografia.
“Realiteti është më i fuqishëm se arti. Si artist unë nuk dua ta pasqyroj realitetin, por dua ta vë në dyshim. Edukimi im social nuk përfshin veprime racionale lineare. Unë i qasem botës dhe jetës me një sjellje parësore dhe instiktive “- Xhafa.
Rezultatet sociale që rrjedhin nga teoritë ekonomike, dhe i tërë rezultati konceptual që rrjedh nga marrëdhëniet komplekse ndërmjet ekonomisë dhe shoqërisë, kanë qenë prej vitesh në zemër të kërkimeve artistike të Sislej Xhafës. Për shembull, ai dikur vente në sprovë tek opinioni ndërkombëtar statusin juridik të vendit të tij të origjinës, Kosovës, kur akoma nuk ishte i pranuar nga shtetet e Evropës, duke u paraqitur në Bienalen e Venecias si “Pavijoni Klandestin”; ose në një vepër tjetër ku paraqitet në pozitën e një brokeri të berzës i cili nuk shet aksione por blen dhe shet nisjet dhe ardhjet e trenave në performancën “Stock Exchange”.
Përmbledhur dhe përkthyer nga: Milot Gusia
-[…] Cilat janë rrugët e pa shtruara të Sislej Xhafës, cilat janë utopitë?
-Utopia ime është dashuria. Sepse dashuria nuk ka kohë dhe hapësirë, dhe ndoshta mbetet një projekt i parealizuar.
Sislej Xhafa intervistuar nga Hans-Ulrich Obrist, Sislej Xhafa. Benvenuto!
Vepra të Përzgjedhura
Per te vizituar te gjitha veprat e autorit klikoni ne faqen zyrtare: GALLERIA CONTINUA, San Gimignano / Beijing / Les Moulins / Habana
SISLEJ XHAFA - 'OBOBOBBOBO DUL PESHKU'
Instalacioni specifik në sit u përurua të Shtunën 21 Korrik 2018, disa kilometra nga Demanio Marittimo, në bregdetin e Marina di Montemarciano pranë restorantit Da Nialtri.
Sislej Xhafa e ka kapur shpirtin e vendit dhe e ka lidhur me frymën e kohës, në një dialog ideal mes bashkësive, Adriatikut dhe Kosovës. Instalacioni është bërë i mundur përmes zhvillimit të një softueri të krijuar në bashkëpunim me Universitetin Politeknik të Marche – Fakulteti i Inxhinierisë së Informacionit.
SISLEJ XHAFA 'FIREWORKS IN MY CLOSET'
CONTINUOUS GALLERY / San Gimignano
23/09/2016 – 15/01/2017
Regjia: Matteo Frittelli / Alto Piano Studio
Sislej Xhafa Intervistë: Art is an Emergency
Sislej Xhafa bisedë me Daniel Schreiber
Xhafa ka ekspozuar gjerësisht duke përfshirë:
- Italian Pavilion of the 55th Venice Biennale Vice Versa Venice Biennale, Venice, Italy
- 21st Century Museum of Contemporary Art, Kanazawa Borderline: Collection Exhibition II, Kanazawa, Japan (2013)
- MADRE Museum of Contemporary Art Donna Reggina Still Untitled, Naples, Italy (2012)
- François Pinault Foundation The World Belongs to You, Palazzo Grassi, Venice, Italy
- Hardau City Park Y, Zürich, Switzerland
- The Power Plant Rearview Mirror, Toronto, Ontario, Canada (2011)
- PRISM Misericordia, West Hollywood, California, United States
- MAXXI Spazio. Dalle collezioni di arte e architettura, Rome, Italy
- Il Museo Privato. La passione per l’arte contemporanea nelle collezioni bergamasche GAMeC, Bergamo, Italy
- Röda Sten 2705 Baci… Göteborg (2010), MART Rovereto; Museo di Arte Moderna e Contemporanea di Trento e Rovereto, Language and Experimentations
- PAC Padiglione d’Arte Contemporanea, Milano Ibrido. Genetica delle forme
- DEPO Indefinite Destinations, Istanbul, Turkey
- MADRE Barock, Naples, Italy (2009)
- Havana Biennial, Havana, Cuba
- Modern Art Oxford Transmission Interrupted, Oxford, England
- Gwangju Biennale, Gwangju, South Korea
- Museum of Contemporary Art Detroit Business As Usual, Detroit, Michigan, United States
- Schirn Kunsthalle Frankfurt All-Inclusive. A Tourist World, Frankfurt, Germany (2008)
- Istanbul Museum of Modern Art Time Present, Time Past, Istanbul, Turkey
- Göteborg International Biennial for Contemporary Art Rethinking Dissent, Gothenburg, Sweden
- Mori Art Museum All About Laughter Humor in Contemporary Art, Tokyo, Japan (2007)
- PERFORMA05 performance biennial, New York (2005)
- I Bienal de Arte Contemporáneo de Sevilla, Fundación BIACS, La alegria de mis sueños, Monasterio la Cartuja de Santa María de las Cuervas, Seville, Spain
- The Renaissance Society, New Video, New Europe, Chicago, Illinois, United States
- Contemporary Art Museum St. Louis, St.Louis, Missouri, United States
- Tate Modern, London, England
- Stedelijk Museum Amsterdam, Amsterdam, Netherlands
- North Dakota Museum of Art, Grand Forks, North Dakota, United States
- Fundació ‘la Caixa’ la Sala Montcada, Barcelona, Spain
- Haifa Museum of Art, Haifa, Israel (2004)
- Palais de Tokyo, Paris, France (2003)
- Gwangju Biennale, Pause, Gwangju, South Korea (2002)
- Istanbul Biennial, Egofugal, Istanbul, Turkey
- Stedelijk Museum voor Actuele Kunst (S.M.A.K.), Casino, Ghent, Belgium
- PS1, Uniform, Queens, New York City, New York, United States (2001)
- Manifesta III, Ljubljana, Slovenia
- Stedelijk Museum voor Actuele Kunst (S.M.A.K.), Over the Edges, Ghent, Belgium (2000)
- Venice Biennale (1997, 1999 and 2005)